Festimi i 70-vjetorit të Kongresit të Përmetit dhe pjesëmarja
e udhëheqsve të së majtës shqiptare e fjalët e mbajtura janë një provokim tmerrësisht
i keq kundër Demokracisë.
I gjithë kremtimi me bujë të madhe i 70 vjetorit të Clirimit
të vendit nga gjermanët ësht djallëzor dhe me nëntekstin e rishikimit të
Historisë dhe të figureës së Enver Hoxhës. Më në fund, pinjollët e ish-Bllokut,
kanë arritur të zyrtarizojnë në shqipëri rivlerësimin e pushtetit të etërve të
tyre, të rrëmbyer me dhunë në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Të gjithëve ju kujtohet, që data e Kongresit të Përmetit
ishte në stemën e Republikës Popullore, si dhe në të gjithë të pasmet e
monedhave shqiptare. Ishte një datë shumë e rëndësishme për pushtetmbajtësit,
sepse me një mbledhje gjoja të përfaqësuesve të vendit, komunistët e Enver Hoxhës,
sanksionuan pa votë të lirë, formën që do të kishte pushteti në të ardhmen dhe
përjashtimin e Zogut dhe kundërshtarëve të tjerë politikë.
Se ç’farë ndodhi në muajt pas Kongresit të Përmetit dhe në
vitet më pas e dinë tashmë mirë të gjithë shqiptarët. Pati shqiptarë që u vrnë
në përpjekje me gjermanët, pati shqiptarë që u vranë midis tyre, pati edhe
shqiptarë që u ekzekutuan apo u masakruan pa gjyq. Pati gjak të derdhur që mund
të ishte kursyer, por kjo nuk I interesonte një bande të vogël njerëzish me
Hoxhën në krye, të cilët kishin hyrë në luftë për të rrëmbyer pushtetin dhe
arritën të mashtronin plot të rinj idealistë, të cilët u vranë, u plagosën apo
edhe u burgosën më vonë. Sigurisht, pati edhe mes tyre njerëz që u përshtatën
ose nuk arritën t’i pohonin vetes, që i kishin mashtruar.
Sot Ilir Meta, Gramoz Ruci e fytyra të tjera të papastra të
politikës shqiptare, ngritën në qiell Kongresin e Përmetit dhe rëndësinë e tij.
Eshtë Diktatura dashuria e tyre e fshehtë? I detyrojnë mentorët e tyre, që rrinë
në prapaskenë? Mendojnë se populli do i ndjekë më shumë po të nderojnë E.Hoxhën
dhe bandën me të cilën mori dhe mbajti
pushtetin?
Unë nuk e di dhe s’kam se si ta marr me mend, se mendja më
punon në mënyrë shumë më të ndryshme se e kriminelit Ruci dhe hajdutit Meta.
Di vetëm të kujtoj njerëzit në Shqipëri, mos harrojnë 47
vitet që solli Kongresi i Përmetit.
No comments:
Post a Comment