Edhe pse Limaj dhe Pacolli mund të ndryshojnë shumë nga
njeri tjetri, i vura pranë si dy shqiptarë, që jetojnë jashtë Shqipërisë, por kohët
e fundit janë vlerësuar nga institucione dhe qytete në Shqipëri. Mund të ketë
edhe shumë të tjerë, por kur lexova Nderin që ju bë Limajt nga UT, më shkoi
mendja vetëm tek Pacolli. Jo shumë kohë më parë Behgjeti u shpall “Qytetar
Nderi “ i Korçës.
Fatmir Limaj është dënuar nga Gjykata e Hagës dhe ka bërë dy
vjet burg për krime lufte(mundësia më e madhe është të jenë cilësuar si krime
ndaj njerëzimit) dhe para një viti është akuzuar në Kosovë për korrupsion dhe
krime lufte. Askush me dy para mend në kokë nuk e ve në dyshim, që Fatmir Limaj
është hajdut dhe kriminel. E megjithatë “akademiku” Dhori Kule, bashkë me shumë
profesorë e doktorë të tjerë i dhanë titullin “Honoris Causa”.
Jetëshkrimi i Behgjet Pacollit është i ndryshëm. Ka ndërtuar
një biznes të fuqishëm në Zvicër, por suksesin më të madh e ka pasur me
investimet në Rusi, ku është akuzuar për korrupsion në shifra të mëdha. Ishte
një nga korruptuesit kryesorë të huaj të Jelcinit dhe të bijat e këtij të
fundit, bridhnin në Europë me karta krediti gjysëmmilionshe, të dhëna nga
kompania e Behgjetit. Sigurisht, këtë e dinte edhe Kryetari i Bashkisë së Korçës(sot
zv.kryeministër), por e mendoi që Behgjeti i bën nder Korçës po të ketë kyçet e
saj.
Në një auditor diku në Tiranë, të rinj shqiptarë kanë
duartrokitur dhënien e titullit Doktor një krimineli dhe kanë ëndërruar t’i ngjasin
në të ardhmen. Eshtë ky modeli të cilin ju ofrojnë “mentorët” e tyre.
Në një sallë më të vogël, këshilltarë bashkiakë kanë
duartrokitur vendimin për të bërë një simbol të korrupsionit “Qytetar Nderi” të
një qyteti, që ka patur namin si qyteti më pak i korruptuar në Shqipëri. Sigurisht
që kanë ëndërruar të mund të bënin një të dhjetën e parave të Pacollit.
Cilët kanë mbetur pa u nderuar?
Vëllezërit Osmani? Nuk e dimë se ku fshihen.
Hë për hë le të mjaftohemi me Tan Leprin.
No comments:
Post a Comment