Cifuti i parë, të cilin kam njohur në vitin 1993, është Xho
Shtainberger, një avokat nga shteti i Mejnit në SHBA. Xhoja nuk mburrej për
origjinën e tij hebre,edhe pse i jati ishte Xhek Shtajnberger, fitues i cmimit
Nobel në fizikë në vitin 1988. I jati është ateist dhe e jëma, një piktore
abstraksioniste hollandeze, ish-katolike.
Vetë i përkiste një Kishe të Bashkuar, një lloj grupimi mbi bazën e kishave
protestane por me natyrë më tepër agnociste. I rritur në NjuJork, njihte mirë popullsinë
hebre që kishte emigruar nga Europa gjatë shekullit të XX-të, si dhe shtresat e
ndryshme të saj dhe diferencat midis tyre. Ishte njeri i zgjuar, me shumë humor
dhe me shumë pak prirje për të grumbulluar para, pra në përgjithësi jo shumë
brenda stereotipit që kanë shumë njerëz rreth hebrejve. Humanist dhe shumë i përkushtuar
kundër racizmit e paragjykimeve të ngjashme, Xhoja sot është i martuar me një
japoneze. Gjithsesi, ai ruante marëdhënie
të mira me të tjerë amerikano-çifutë, se në vitin 1997, nëpërmjet një lidhje të
tillë treshe çifutësh amerikë-kanada, unë mora një listë të gjithë arkitektëve
në Toronto nga arkitekti me Majkëll Shtain. E përmenda këtë, për të treguar, që
vërtet ekziston “solidariteti” mes tyre edhe pse mund të mos jenë besimtarë apo
të mos dinë të flasin hebraisht. Solidariteti është një tjetër çelës me rëndësi
në suksesin e tyre në biznes apo atë professional. Shtain ishte i dyti hebre,
me të cilin pata një bisedë më të gjatë se “si jini? Unë jam mirë?”. Ishte një
profesionist i mirë, por që dukej i trembur, se mund t’i kërkoja ndihmë për tu
punësuar, ndaj ma bëri të qartë, që në fillim të bisedës, që ajo çka kisht bërë
ishte maksimumi i mundësive. Dukej një arkitekt i talentuar, por me pasigurinë
që e kanë zakonisht artistët. Më shumë mësova rreth tij më vonë, por duhet të
them që nuk kishte asnjë gjë të përbashkët me Xhonë apo me çifutë të tjerë, me
të cilët kam pasur kontakte të afërta më vonë.
Gradualisht, gjatë vitit të parë në emigrim, fillova të mësoja
më shumë rreth çifutëve në Amerikën e Veriut. Kjo kryesisht nga dokumentarët,
por diçka rreth kulturës së tyre edhe nga seriali komik “Seinfeld”. Fuqia e një
lobi çifut në Toronto përmendej shpesh n[ mjediset ku punoja, si dhe fuqia e
tyre apo arsimimi në shkolla private, e megjithatë kishte tregues, që lidhjet
dhe mbështetjet nuk ishin aq të padiskutueshme. Psh në Toronto deri në fund të
shekullit të kaluar nuk kishte asnjë vepër të projektuar nga arkitekti i njohur
Frank Gehry, që kishte lindur në Toronto dhe kishte ikur adoleshent nga qyteti.
(vijon)
No comments:
Post a Comment