Nuk di
se kush e tha i pari këtë dhe as se nga cili e kam dëgjuar unë. Ishte fillimi i
viteve ’90, kur në mes entusiazmit, frikës për të mos humbur Lirinë e
posafituar, amullisë, boshllëkut ligjor, mungesave në treg, një grup i madh
njerëzish, pavarësisht nga njeri- tjetri filluan të kërkonin para për shërbimet,
që ju bënin të tjerëve në vendet ku punonin. Sigurisht e kam fjalën për ata që
punonin në administratën qendrëre dhe vendore, në gjykata dhe të tjera
institucione shtetërore dhe jo ata në sektorin privat, që jetojnë duke u paguar
për shërbimet që bëjnë. Ishte koha e rënies
të Diktaturës dhe e të ashtuquajturës Qeveri të Stabilitetit. Para
filuan të kërkoheshin për objektet që privatizoheshin, në dogana, në tatimet, për
të marrë liçenca dhe deri në marrjen e një çertifikate
në Gjendjen Civile. Ishte një dukuri, që kishte ekzistuar më parë në përmasa
tepër të vogla, pikërisht nga frika e Diktaturës, por edhe një qëndrim përbuzës
i njerëzve, sidomos të qyteteve ndaj “rryshfetit”.
Më
kujtohet që një miku im, kur kishte takuar një bashkënxënësin e tij të shkollës
tregëtare Vlorë, në Tiranën e vitit ’91-’92 dhe pasi i kishte treguar që dhe ai
punonte në Tatimet, por nuk merrte “para nën dorë“, tjetri e kishte parë i çakarritur
dhe e kishte pyetur: “ Ke kuptuar se në ç’botë
jeton?” Dhe kështu kaluan gradualisht vitet ’90, ku një pjesë e mirë e nëpunësve
mësuan se në ç’botë jetonin dhe pse ishin në atë
vend pune. Për të mos mbetur pas filluan edhe të tjerë në të gjithë sektoret
shtetërore: polici, arsim, shëndetsi, ushtri e kudo ku ka nga ato paratë me
emrin “publike”. Natyrisht nuk janë të gjithë të tillë dhe për më tepër, numuri
i nëpunësive ku mund të bëhen para është i kufizuar. Ato më të frytshmet janë më
të lakmuarat dhe gllabërohen nga militantët pas fitoreve në zgjedhje.
Pa dshur
të bëhem moralist, por duke parë thjesht me syrin e një pragmatisti këtë
periudhë 22-23 vjeçare them se sa dritëshkurtër kemi
qënë. Sot, për gjendjen e dëshpëruar në të cilën ndodhet vendi mund të drejtojmë
gishtin me lehtësi nga poilitikanët e gjallë dhe në ata që kanë vdekur. Por
harrojmë atë më kryesoren, që na ndodhi përditë mes nesh, kur theshim “të tërë
marrin para, pse mos marrë dhe ai!”, “si s’u bë kësmet të vinin një njeriun tonë
në doganë“, “ atij bravo i qoftë se është djalë i shkathët dhe e shfrytëzoi mirë
vendin” e sa e sa të tjera si këto. Asnjëherë nuk menduam gjatë se pasurinë e
familjes sonë të vënë me punë apo dhe me rryshfete, nuk mund ta kemi të sigurt
po qe se nuk ndërtojmë dita ditës një ndërtesë të fortë që quhet SHTET. Shteti
për ne mbeti Armiku ose vendi ku sa më lart të punësohemi aq më shumë mund të bëjmë
para!
Tani në
vend të një ndërtese të fortë kemi një karakatinë të paqëndrueshme, të krimbur
nga themelet e deri në strehët nga korrupsioni.
A mund të
ringrihet gradualisht diçka e fortë. Nuk është e pamundur!
Dhe duhet bërë në rast se nuk duam të rikthehen Diktatorët e Majtë apo të
Djathtë.
No comments:
Post a Comment