12 gazetarë, karikaturistë dhe njerëz të tjerë të pafajshëm
u vranë dje në një operacion, që dukej I kryer nga ushtarakë-terroristë. Shumica
e mediave e quajnë si një sulm ndaj fjalës së lirë duke vënë përballë njëri
tjetrit parimet e shoqërisë të qytetëruar dhe të shoqërive të prapambetura apo
në këtë rast të asaj islamike.
Ka diçka, që nuk shkon në urrejtjen e nxitur nga Al-Kaeda
dhe xhihadistët e tjerë dhe në realizimin e këtij atentati barbar.
Ishte i paralajmëruar.
3 vjet më parë, redaksia e gazetës(në një ndërtesë tjetër)
ishte hedhur në erë nga një bombë, por fatmirësisht nuk kishte patur të vrarë.
Kryeredaktori i saj ishte vendosur në 10 më të kërkuarit “gjallë a vdekur” nga
Al Kaida dhe një trupë policore kishte rreth dy vjet, që ruante ndërtesën ku
ishte redaksia e gazetës, por dis muaj më parë, kjo trupë ishte hequr nga shërbimi
edhe pse rreziku I tentative me burim frymëzimi xhihadist, ishte shtuar vitin e
kaluar në Francë.
Si është e mundur, që një skudro e tillë, të planifikojë dhe
të ekzekutojë pa panik një plan kaq të saktë në zemër të Parisit?
Të kujton diçka nga përzjerja e Shërbimeve Sekrete në Itali
në atentatet e ekstremit të djathtë në vitet ’70. Ndoshta jam tërësisht i gabuar,
por diçka, që nuk mban erë të mirë ka në këtë tragjedi në kohën e krizës
europiane dhe të fuqizimeve të lëvizjeve të ekstremit të djathtë.
Nuk dua të hyj në sërën e besimtarëve të teorive
komplotiste, por sulmi ndaj një të përjavshme të majtë, pa ndonjë peshë në jetën
e shtypit francez apo europian, duket në mos i organizuar nga qarqe të fuqishme
në Francë, i lehtësuar me mbyllje të njërit sy për të patur të tjera përfitime
politike më vonë.
Si gjithmonë viktimat
jnë më të pafajshmit.
Paqe mbi shpirtrat e njerëzve të ndershëm e që besojnë në e
mira!
No comments:
Post a Comment