-Kështu bëjnë të tërë.
-Po cilët të tërë?
-Do emra? Edhe shumë nga ata, që i mban për të mirë?
-Edhe?
-Kështu ka ardhur koha.
-Si ka ardhur koha? Të vjedhësh?
-Nuk quhet vjedhje.
-Po si quhet?
-Po aq të paguan shteti. Pse mos marrësh pjesën tënde për atë
punë që bën?
-Për atë punë, që bëj, paguhem. Në të kundërt mund të filloj
një punën time.
-Po pse nuk e fillon? Se e di, që do detyrohesh të paguash ‘gjobat”,
që do i kërkojnë ata , që do të zenë vendin.
-E lemë këtë muhabet.
-Olsi më kërkoi mbrëmë kostum “Armani”. Të gjithë shokët e
tij kanë. Më erdhi keq për djalin. I vjen zor të shkojë në parti.
-Le të mos shkojë!
-Ti e ke kollaj! Nuk mund ta ndajmë nga shokët. Do ndjehet
inferior.
-Sa duhen për një kostum “Armani”? 300 euro?
-Ti nuk ja ke idenë! Jeton akoma në kohën e baba Qemos.
-Në kohën e baba Qemos kostumet ishi prej shajaku. Rronin më
shumë.
-Me kë flas dhe unë! Ty nuk të bëhet vonë për fëmijët, pa le
për mua, që nuk të është bërë vonë kurrë.
-…mirë atëhere…më gjej një sekser…
- Gjej vetë një të besuar. Kështu bëjnë të tërë!
No comments:
Post a Comment