Monday, 26 January 2015

Kur do korruptohet Syriza?

Eshtë pyetja e parë, që më shkoi në mendje, pas lajmit të mirë, se Cipras do jetë në gjendje të formojë pa vështirësi qeverinë e tij.
Pushteti korrupton.
Kjo maksimë e më se 150 viteve më parë, që i atribuohet Lordit Ekton (Acton), është mëse e vërtetë në ditët e sotme. Pushteti të korrupton në fillim mendërisht dhe më pas në veprimet, që lidhen me politikën dhe ato, që nuk lidhen me të. Dhe nuk është fjala vetëm për korrupsion material, por për ]do lloj korrupsioni, moral, shpirtëror etj. Për shembull Hitleri dhe Enver Hoxha, nuk kanë përfituar materialisht nga pushteti i tyre, por si tiranë absoluteë, ishin absolutisht më të korruptuar se të tjerët.
Ka shumë factorë, që shpien në korruptimin e një udhëheqësi apo një force politke në botën e sotme. Eshtë naivitet, që të mendosh për njerëz, të cilët qëndrojnë gjatë në qeverisje apo dhe në opozitë e të mos jenë të korruptuar. Eshtë i gjithë sistemi ekonomik dhe shoqëror sundues në Perëndim, që nuk e shmang dot korrupsionin, por e ka të mishëruar në vetvete. I gjithë problemi është në zvogëlimin e korrupsionit dhe në mos lejimin e tij të shtrihet në gjitha qelizat e shoqërisë, si është në vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës apo Europës Lindore. Ishte korrupsioni, që buronte nga sistemi, që e shpuri Greqinë në këtë katandi. Vërtet, qënia në Ballkan apo kultura orientale ndikoi, që korrupsioni të ishte më i madh se në vendet e tjera perëndimore, por mos harrojmë se problem të njëjta kanë Italia, Spanja dhe Portugalia, të cilat nuk kanë qënë në Perandorinë Otomane.
Sigurisht, që korruptimi i Sirizës nuk do ndodhë menjëherë. Do duhet disa kohë, pas përplasjeve të shumta me Brukselin, Gjermaninë, grupet e interesit(korporatat), Cipras dhe ministrant e tij të kuptojnë, që në krye të vendit i kanë shpënë “për të bërë punë“ dhe që të bëjnë punët sa më mirë duhet edhe të mbyllin sytë ndaj korrupsionit. Për fat të keq kjo është Loja e madhe politiko-ekonomike e Brukselit. Sigurisht me një farë kufiri. Në rastet më të përfolura për korrupsion në 15 vitet e fundit në Greqi , jo rrallë kanë qënë kompanitë e mëdha gjermane, të cilat kanë përfituar edhe nga presionet, që bënin qeveritarët gjermanë në pushtetarët grekë.
Ndaj edhe Siriza do korruptohet shpejt.
E vetmja e mirë, është largimi i ‘lojtarëve të njohur”, të cilët ishin shumë të korruptuar nga sistemi. Pa ndryshime rrënjësore në Bruksel, jo vetëm kriza ekonomike nuk do kalojë shpejt, por problemet e Europës do jenë në rritje. Jo ato të tregjeve, që shqetësojnë kryeministrin anglez  dhe shokët e tij, por ato të njerëzve të thjeshtë, që luftojnë dita ditës për të mbijetuar.

Shpejt edhe parti të tjera të ngjashme me Sirizën do përfaqësohen si të forta në parlamentet europiane. Kur të jenë shumë mbase do ketë më shumë shpresë për ndryshime.

No comments:

Post a Comment