Thursday, 29 January 2015

Veprimi historik i Obames (nga Noam Chomsky)

Ky eshte nje shkrim i Chomskit, qe mban daten 15 dhjetor 2014, menjehere pas lajmit, te rivendosjes se dialogut dhe maredhenieve ndermjet SHBA dhe Kubes.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis SHBA dhe Kuba është përshëndetur gjerësisht si një ngjarje me rëndësi historike. Korrespondenti John Lee Anderson, i cili ka shkruar disa herë për rajonin, përmbledh një reagim të përgjithshëm të intelektualëve liberalë kur shkruan, në New Yorker, se:
"Barak Obama ka treguar se mund të veprojë si një burrë shteti me peshë historike. Dhe kështu, në këtë rast, ka vepruar edhe Raúl Castro. Për kubanët, ky moment do të jetë ai i një pastrimi shpirtëror si edhe i një transformimi historik. Marrëdhëniet e tyre me fqinjin e pasur e të fuqishëm verior  kanë mbetur të ngrira qysh në vitet gjashtëdhjetë. Deri në një shkallë surreale, fatet e tyre kanë mbetur të ngrira.Edhe për amerikanët, kjo është e rëndësishme. Paqja me Kubën na merr një çast mbrapa në atë kohë të artë kur Shtetet e Bashkuara ishin një komb i dashur në të gjithë botën, kur një JFK(John Fitzerald Kennedy- shënimi im) i ri dhe i bukur ishte në detyrë - para Vietnamit, para Allendes, para Irakut dhe të gjitha mizorive të tjera - dhe na mundëson të ndihemi krenar për veten, që më në fund  bëmë gjënë e duhur. "
            E kaluara nuk është aq idilike sa është portretizuar duke këmbëngulur në imazhin e Kamelotit. JFK nuk ishte "para Vietnamit" – bile as para se Allendes apo Irakut, por le t’i lemë këto mënjanë. Në Vietnam, kur JFK hyri në Shtëpinë e Bardhë,  brutaliteti i regjimit  të Diemit i imponuar nga SHBA, kishte shkaktuar më në fund një rezistencë të brendshme, që nuk mund të mbahej nën kontroll. Pra Kennedyiu përball me atë që, ai e quajti një "sulm nga brenda", "agresion i brendshëm", po të përdorim frazën interesante të thënë  nga ambasadori i tij në OKB, Adlai Stevenson.
Kenedi prandaj përshkallëzoi menjëherë ndërhyrjen e SHBA me agresion të drejtpërdrejtë, duke urdhëruar Forcat Ajrore të SHBA për të bombarduar Vietnamin e Jugut (nën shenjat e Vietnamit të Jugut, të cilat nuk mashtruan askënd), duke autorizuar përdorimin e napalmit dhe armëve kimike për të shkatërruar të lashtat dhe bagëtinë, si dhe duke filluar programet për të përzënë fshatarët në kampet e përqendrimi, gjoja për t’i "mbrojtur ata" nga guerrilasit, kur Uashingtoni e dinte mirë se fshatarët vetë ishin mbështetës të guerrileve.

(vijon)

No comments:

Post a Comment