Saturday, 17 January 2015

7 pyetje rreth 7 ideve

Rrjetet televizive amerikane po vazhdojne nonstop te flasin per ngjarjet e Frances dhe terrorizmin islamik. Flitet per aktivizime celulash te fjetura dhe e gjitha cdo dite e me teper po i ngjan nje farse te sterzmadhuar. Ne shtypin tone gjithashtu ka qendrime te ndryshme rreth disa temave, qe preken nga ajo cka ndodhi para 10 ditesh. Rreth reagimeve tek ne jane edhe pyetjet e meposhteme.

·         Thirrja e parë dhe e fundit e javës së masakrës ishte Unitet. (Përse dhe kundër kujt?) Ky ishte refreni i Hollande dhe politikanëve të tjerë gjatë asaj jave. Unitet kundër terrorizmit apo pro mbrojtjes së fjalës së lirë? Për të dyja bashkë?
·         A ishte sulmi ndaj Sharlit sulm kundër Perëndimit apo mediave perëndimore? Sulmi nuk ishte reflektim i përplasjeve ideologjike ose i dy kulturave(personalisht jam kundër teorisë të S. Huntigton)por një sulm ndaj mediave të korporatave të cilat për ditë e më tepër duket se janë në shërbim të fuqive të mëdha ekonomike. Iraku, Libia, Egjipti me gjithë vrasjet, që ndodhin përditë nuk përbëjnë më lajm. Arabët ose myslymanët e tjerë, që jetojnë në vendet e Europës Perëndimore e dallojnë lehtë këtë dhe mund të manipulohen lehtë.
·         A ishte komplot? Nuk i besoj teoritë komplotiste, se në përgjithësis hërbejnë për ata , që dinë pak, ose kanë ngathësi mendore, por ka diçka “fishy” në rastin e Sharlit. Heqja e patrullës së Policisë në muajin shtator pas tre vjetëve, që ishin mbrojtur. Planifikimi i masakrës filloi pas saj.
·         A është në luftë Humanizmi(ateist) me Fetë? Edhe pse ka pasur periudha, kur fetë e organizuara janë kthyer në të kundërt të asaj çka patur në bazë dhe janë përplasur me idealet e lirisë, që vetë I kanë predikuar nuk mund dhe nuk duhet bërë ndarje antagoniste mes Humanizmit dhe Feve Monoteiste. Humanizmi i sotëm sekular rrjedh nga mësimet fetare dhe mund të dominoë shoqërinë njerëzore pa u përplasur me to.
·         A kemi ne dasi fetare? Ne kemi njohje të përciptë të feve si shoqëri ndaj dasitë ne i kemi të përcipta por edhe të pranishme, sikundër kemi dasitë krahinore.
·         A duhet Perëndimi të kufizojë liritë e lëvizjes apo edhe të tjera për hir të sigurisë? Eshtë gabimi më i madh në këtë botë Globale, ku karakteristika kryesore janë lëvizja e lirë e kapitaleve, njerzve dhe ideve. Kriza e sotme e Europës Perëndimore nuk mund të zgjidhet me idetë e Mari Lë penit, Lega Nord apo të tjerave parti të ekstremit të djathtë. Do sjellë më shumë të varfër, të pashpresë e të dëshpëruar, që veprojnë në mënyrë të dëshpëruar dhe vrasin edhe të pafajshëm.

·         A përdoret feja si preteks për të justifikuar urrejtjen dhe luftën? Nga qarqe ekstreme fanatike islamike PO. E megjithatë kjo nuk është Luftë kulturash. Eshtë përpjekja e dëshpëruar e popujve të mbetur në varfëri dhe injorancë, të cilët rastësisht janë në një nga zonat më të pasura të botës, ku kryqëzohen edhe rrugët tregëtare dhe rastësisht janë edhe islamikë. Tek Perëndimi i krishterë ata anë gjetur fajtorët e varfërisë dhe prapambetjes dhe jo pa të drejtë. Sa për të luftuar, nuk e kanë të vështirë të vriten e të priten me njëri tjetrin, si kanë bërë gjithnjë ata që janë të shumtë, të pashpresë dhe injorantë. Sepse jaë lehtësisht të manipulueshëm. (Dhe në manipuimin e tyre një rol jo të pakët kanë Kryeredaktorët b…lëpirës të bosëve të tyre. Për fat të keq jo ata të Sharlit, që duhet thënë se ishte një revistë satirike pa asnjë peshë në Francë.)

No comments:

Post a Comment