Kjo është një pyetje, jo shumë e lehtë për t’i dhënë përgjigje,
nisur nga mënyra se si duhet të shikohet raporti I individit me prindrit apo me
familjen e tij.
Bashkim Shehu është tashmë një shkrimtar i afirmuar
shqiptar, që publikisht ka sulmuar Diktaturën dhe bëmat e saj famëkeqe,
Diktatorin dhe bashkëpuntorin e tij të ngushtë, Mehmet Shehun. Ka qënë një
veprim i vlerësuar jo vetëm në botën e qytetëruar, por edhe në botën shqiptare,
ku njerzit e kanë të vështirë të ngrihen kundër etërve të tyre. Bashkimi e ka bërë
këtë i bindur dhe në mënyrë dinjitoze, duke mos përfllur, se çmund të thoshin
ato pjesë të publikut shqiptar, që i dënojnë më tepër se plangprishës, ata që
demaskojnë prindrit ose të afërmit e tjerë.
Gjithashtu Bashkim Shehu, ka bërë rreth 8-9 vjet burg, pa
patur asnjë faj, veç atij, që ishte i biri i “poliagjentit”Mehmet Shehu dhe në
këtë mënyrë, shoqëria shqiptare ka detyrime ndaj tij, si ndaj gjithë të
persekutuarve politikë.
Por(dhe ka një por të madh), sot, në gjendjen e politikës
dhe shoqërisë shqiptare, për mendimin tim Bashkim Shehu nuk është njeriu i përshtatshëm
për tu vënë në ballë të kësaj pune.
Atmosfera e përgjithshme e tre-katër viteve të fundit është
ajo e rehabilitimit, ose e zbutjes së bëmave t[ Diktaturës. U ndje hapur para
dy vjetësh në përpjekjen për të rehabilituar Mehmet Shehun me rastin e 100
vjetorit të tij, sivjet gjatë gjithë festimeve për 70 vjetorin e vendosjes së
Diktaturës dhe deri në dy muajt e
fundit, në shkrimet dhe intervistat, që duan të paraqesin Partinë e Punës, si
arkitekte të Demokracisë në Shqipëri.
Simbolika e vënies në krye të organizimit të Muzeut të Spiunëve,
të djalit të njeriut, që për gati një dekadë ishte Ministër I Brendshëm dhe
vendosi bazat e makinës së llahtarshme të Sigurimit të Shtetit, mund të jetë çdo
gjë, veç një simbolike të pranueshme për ata , që kanë vuajtur nga Sigurimi i Mehmet
Shehut. Ky i fundit, njihej , që në kohën kur nuk ishte dënuar, si njeriu më i ashpër
i diktaturës. Kishte kryer pa ju dridhur syri vrasje masive, që në vitet e luftës
e deri në qindra krime të tjera prej vitit 1944 e deri më 1981.
Ka edhe një arsye tjetër, për të mos pasur Bashkim Shehun në
krye të këtyre punëve.
Në fundin e viteve ’70 dhe fillimin e viteve ’80, kur
terrori shtetëror ka qënë në kulmin e tij, Bashkim Shehu bashkë me gruan e tij të
asaj kohe kanë qënë ndër njerzit më të urryer në Tiranë. Tek plotësimi i tekave
të tyre, rinia shikonte dyfaqësinë e Udhëheqjes, që ju ndalonte të tjerëve të bënin
ato, që ju lejoheshin Bashkim Shehut dhe fëmijëve të tjerë të Bllokut. Kuptohet
në të ndikonte edhe antipatia e madhe , që kishin të rinjtë për Mehmet Shehun,
vetvrasja e të cilit në Tiranën e asaj kohe u ndje vetëm si plasaritje e fortë
të pushtetit.
Fëmijët nuk kanë faj për mëkatet e etërve, por nuk është e
udhës, që edhe për të demaskuar krimet e baballarëve, të shohim ende në ballë fëmijët
e tyre.
No comments:
Post a Comment