Më duket se Amerika ka aplikuar metodën më të llogjikshme, për
të trajtuar një pedofil pas kryerjes së dënimit. Atë të tregimit me gisht. Në
shumicën e shteteve amerikanë, pedofilët janë të detyruar të venë në dyert e tyre
shenjën “Këtu jeton një njeri i dënuar për pedofili”.
Eshtë e kotë të zgjatem me komentet e njërit prej fajeve më
të rënda, që ekzistojnë sot në botë. Ka një shumicë dërmuese të njerëzve, që kërkojnë
me të drejtë ligje edhe më të forta ndaj pedofilëve.
Dua të ndalem pak në raportet e Vatikanit me pedofilinë. Më
shtyu informacioni i dhënë për arrestimin e peshkopit polak Vesolofski me urdhër
të Papa Françeskos. Arrestimi i parë i këtij lloji.
21 vjet më parë, gjatë vizitës sime të parë në Boston, pashë
në lajmet në tv, dy procese gjyqësore për pedofili ndaj dy priftërinjve katolikë.
Kushëriri im, Johan Kolaci më tha” Lanë nam edhe këta priftërinjtë katolikë.
Kanë shumë raste të tilla.” Vetë dija pak se deri në ç’masë arrinin abuzimet e
njerëzve me veladon me vajzat e vogla dhe sidomos me “djemtë e altarit”. Tek ne
feja kishte qënë e ndaluar dhe gjithashtu edhe rastet e pedofilisë, për disa
arsye, që nuk i kam kuptuar edhe sot, mbaheshin të fshehta ose nuk dënoheshin
sa duheshin. Dhe ata, që kanë punuar në sistemin shkollor në Shqipëri e dinë, që
ka pasur jo pak mësues pedofilë.
Po le të kthehemi tek Vatikani.
Eshtë e papranueshme, që ky shtet/institucion fetar është
kaq i vonuar në ndëshkimin e një krimi kaq të shëmtuar, që njëkohësisht është
një gangrenë për gjithë sistemin kishtar katolik. Eshtë vazhduar për dhjetëvjeçarë
të tërë, që skandale pas skandalesh të këtij lloji të mbulohen dhe jo që nuk ka
dënime apo ç’kishërime, por ndaj klerikëve bëhej vetëm transferimi. Kjo heshtje
dhe tolerim, ka ndihmuar në konsolidimin e një rrjeti të madh pedofilësh në botë,
sot në periudhën e internetit. Nuk ka asnjë përpjekje të ndryshohet “celibasija”(celibacy),
e cila për mua qëndron në rrënjët e skandaleve seksuale të klerikëve katolikë.
Komuniteti Ndërkombëtar nuk mund të mjaftohet më me “presionet
e përmbajtura” ndaj Vatikanit për të ndëshkuar priftërinjtë. Eshtë e
palejueshme, që të lejohen akoma mijra e mijra fëmijë të bien pre e “etërve
shpirtërorë“ kriminelë. Eshtë e papranueshme, që policitë e vendeve të ndryshme
nuk mund të veprojnë shpesh ndaj klerikëve me imunitet diplomatik, si ishte
rasti i peshkopit Vesolovski. Ndaj pedofilëve (të fundit në shkallën morale
edhe të një vendi si Burgu) duhen dënime të rënda dhe edhe pasi ti kryejnë të
tregohen me përbuzje me gisht:
Ja ky, që shikoni është një pedofil!
No comments:
Post a Comment