Kjo është çështja.
Ka dhjetë ditë, që gazetat tona janë të mbushura me artikuj
rreth vajtjes së Ramës në Beograd. Për të shkruajnë analistët e politikanët e
Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Të gjithë kanë një opinion të caktuar dhe te argumentuar mirë, që Rama duhet ose nuk duhet të shkojë. Mungon opinion i tretë,
ose i quajtur opinioni-Qeleshi: Po edhe
mund të shkojë dhe mund të mos shkojë.
Duhet të pranoj, që në këtë çështje të politikës pallkanike
apo europiane, unë jam fare i padijshëm(tingëllon më bukur se injorant). Edhe
pse nisa të lexoj disa artikuj pro dhe po aq kundër dhe asnjërit syresh nuk I shkova
deri në fund, nuk arrita të kuptoj, që ç’mund të fitojmë nga e vajtura apo nga
e mosvajtura.
Do tregohemi më
europianë nëse shkon?
Fiton çështja kombëtare
dhe sidomos ajo e Kosovës?
Thyejmë “këmbën e
shejtanit”?
E vetmja gjë, të cilën arrij të kuptoj është që Perëndimi
do, që Rama të shkojë dhe të takohet me Vuçiç. Eshtë tamam si një mësues, që jut
hotë dy fëmijëve gridavecë :“Jepini dorën njëri tjetrit dhe mos u zini më!” Po
nëse dy gërrmërristat do i japin dorën me pahir njëri tjetrit, nuk di se si
mund të kenë dobi popujt që i kanë në krye. “Mësuesi” do fitojë, se do ketë një
telash më pak në “sepetkën” plot me problem të tij, si dhe dy kryeministrat
mund të fitojnë një lloj kredie në sytë e tij. Kjo pak a shumë përkthehet, që
populli shqiptar dhe populli sërb do e ketë më vështirë t’i heqë qafe dy
politikanët e korruptuar, agresivë dhe të paskrupullt Rama dhe Vuçiç. ata mund
të marrin nga një cilësim pozitiv si ‘burra shteti” nga Brukseli dhe
Uashingtoni, gjë që do e venë si dekoratë në gjoks dhe do e përdorin në fushatat e ardhme
elektorale.
Po a duhet të shkojë?
Ja përsëri u kthyem në pyetjen e parë, të cilës do i përgjigjesha:
“Rama le të shkojë dhe asgjë nuk do ndryshojë në Ballkan dhe
ju të dashur zotërinj të Medias, mjaft na çatë b… me analizat dhe zhurrmën rreth kësaj dileme
kot!”
(Njerëzit në Tiranë dhe Beograd kanë nevojë për vende pune.)
No comments:
Post a Comment