Ballist Morina veçse tifoz i çmendur mund të jetë edhe
nacionalist i zjarrtë, gjë që e bën të largohet nga mënyra se si e shikoj unë
Atdheun dhe Botën në të cilën jetojmë e megjithatë në këto dhjetë ditë është
shqiptari, që më ka ngjallur më shumë simpati dhe them pa frikë që duhet të
shpallet njeriu i vitit në trojet shqiptare.
Fatos Lubonjën e konsideroj intelektualin më të pavarur dhe
më të mençur të Shqipërisë, dhe opinionet e tij rreth shoqërisë shqiptare në të
shumtën e rasteve përputhen me të mijat. por jo vetëm, që nuk më krijon simpati
në komentet e tij rreth nacionalizmit, që gjeneroi ndeshja Sërbi-Shqipëri, por
më ve në dyshime nëse konceptet e tij rreth lirisë janë vërtet në shkallën në të
cilën ai pretendon se i ka.
Duke ju referuar veprimit tani të famshëm të Morinës,
Lubonja jo vetëm e quan akt të dënueshëm, port hotë se e gjithë shoqëria
shqiptare(përfshi dhe shtetin) duhet ta dënonte.
Po le t’i kthehemi edhe njëherë “prank-ut” të Ballist Morinës
dhe nëpërmjet tij dhe asaj ç’ka ka bërë edhe në Slloveni, të hulumtojmë reth
koncepteve që ka Morina rreth lirisë.
Morrina është një shtetas italian, që ushqen ndjenja të
forta për futbollin dhe kombëtaren e vendit të tij. Janë me mijra në botën perëndimore
të tillë. Në një ndeshje me Slloveninë, kishte menduar të ngjitej mbi një
barrierë shumë të lartë teli dhe të ecte mbi të i mbështjellë me flamurin
shqiptar. E realizoi dhe askush nuk u kujtua të fliste për të as për mirë as për
keq. Të njëjtën gjë nuk mund ta bënte në Beograd, sepse atje nuk do lejoheshin shqiptarë
dhe simbole shqiptare dhe edhe nëse mund të hynte në stadium, nu do arrinte të
bënte “show-n” e shumëëndërruar. Ndaj si një qytetar i lirë i Botës së lirë përgatiti
dhe realizoi idenë e tij në një mënyrë shumë origjinale, që ka entusiazmuar
gjithë tifozët e futbollit në botë dhe sidomos ata të rinj, që mund të japin
gjithshka për “15 minuta famë“. Koncepti i Lirisë i Morinës është jo vetëm i shekullit
të 21-të, pork u e ku sa më i përparuar se koncepti i Lubonjës. Ky i fundit
flet për “vetëdije politike dritëshkurtër të tifozëve”, që “nxit vaë
antishqiptare atje ku jetojnë shqiptarët dhe na ve në vështirësi me Evropën.”!?
Për fat të keq, kjo lloj “logjike”(aspak e logjikshme) ju ngjet si pikë uji
orientimeve të sekretarëve të partisë për sjelljet e shqiptarëve brenda dhe
jashtë vendit, që të dëshmonin jo vetëm “vetëdije politike” por edhe përputhje
të plotë me “Mësimet e Partisë“.
Shtuar një lloj “antiamerikanizmi”,
që Lubonja shfaq jo rrallë në analizat e tij, kjo lloj përulje ndaj “burokratëve
të Brukselit”, të bën të mendosh, se edhe pse antikomunist Lubonja është “proestablishment”.
Në të kundërt nuk kam se si spjegoj mllefin e tij ndaj lirisë
të Ballist Morinës.
No comments:
Post a Comment