Ballist Morina nga Tetova, bashke me disa shokë të tij, bënë
atë , që ndodhi mbrëmë në stadiumin “Partizani” të Beogradit. Në botën
anglo-saksone quhet një “prank” ndërsa në botën balkanase mund të quhet
provokim, thirrje për luftë, përdhosje e simboleve, krenari kombëtare,
fluturimi i shqipeve dhe çdo lloj marrëzie tjetër.
“Pranku” i Ballist Morinës, ishte vërtet një sfidë elegante,
që i bëhej një atmosphere absurd kontrolli, ndalimesh, rrethimesh policore, nga
ana e shtetit ballkanik të Sërbisë. Nuk ka as pse ta ndëshkosh dhe as pse ta bësh
me faj për atë që ndodhin. Të illa ndodhin shpesh në ngjarjet sportive, të
cilat ndiqen nga një numur, ku njerëz me mesazhe politike apo shoqërore i shpëtojnë
kontrollit dhe prishin për disa minuta atmosferën sportive. Ballist Morina
arriti më shumë se ç.mendonte të arrinte në disa javët e planifikimit të
ngritjes së flamurit me hartën e Shqipërisë Etnike. Jo vetëm prishi ndeshjen,
por bëri të veprojnë me të njëjtën logjikë dy shtete. Të vetmit “viktima” ishin
aktorët e një ndeshje futbolli- futbollistët shqiptarë dhe serbë. Të dy palët(përjashto
këtu rezervat e Sërbisë) treguan se janë profesionistë dhe të qytetëruar. Por
jo e njëjta gjë ka ndodhur me shtetet dhe mediat, sidomos me shtetin serb.
Shteti ballkanik serb dështoi plotësisht në organizimin e një
ndeshjeje futbolli, duke filluar me përgatitjen psikologjike të tifozëve të tij
dhe duke përfunduar me forcat e shumta policore, të cilat nuk ishin në gjendje
të ndalonin hooliganët serbë të hynin në fushë dhe të godisnin lojtarët
shqiptarë. Edhe pse i ishte pranuar kërkesa për të mos lënë tifozë shqiptarë në
stadium. Më tej, me deklaratat e përfaqësuesve të tij të lartë, tregoi se nuk
ka mësuar asgjë nga politikat dhe sjelljet europiane. Fajësoi shqiptarët për
prankun e Ballist Morinës!
Po njëlloj reagoi shteti ballkanik shqiptar dhe mediat
ballkanike shqiptare. Në vend të vinin theksin mbi gjakftohtësinë që treguan
futbollistët tanë dhe të përcilnin me reagimet e tyre të njëjtën gjaftohtësi,
vazhduan me euforinë pseudo-nacionaliste, që ngre në qiell veten dhe nuk le
fjalë pa thënë për “armikun”. Se pse duhej të shkonte zv-kryeinistri shqiptar në
Rinas pranë një turme, që thërriste “vdekje serbëve!” këtë e di vetëm
Kryeministri shqiptar, që e ka urdhëruar ta bëjë. Shkrimet në gazeta janë njëri
më armiqësor se tjetri ndaj serbëve.
Megjithatë nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Në të dy shtetet
veprojnë politikanë dhe pronarë mediash të lidhur me krimin e organizuar, të
cilët mundohen të rrisin popullaritetin mbi emocionet negative të njerëzve. Nuk
kanë shumë ndryshime nga huliganët serbë apo nga “Ivani i tmerrshëm”. Kam parë
të qeshurat plot kënaësi të zv.kryeministrit, kur në stadiumin e Korçës,
thirrej në kor “Të shkërdhefsha Fierin!”
Për fat të keq Ballkani sundohet nga huliganët me kostume!
Zotërinjtë e vërtetë dje ishin futbollistët profesionistë, që
do kenë kujtime të hidhura nga ndeshja e djeshme.
Po, fituesi i vërtetë është Ballist Morina!
No comments:
Post a Comment