Në një foto gjatë një deklarate rreth ndeshjes Sërbi - Shqipëri,
kryeministri sërb, mu duk sin jë “igavec gollash” nga pamja dhe nga ato ç’ka
thonte rreth ndeshjes. Edhe pse nuk kam idenë e jetës politike në Sërbi, nisur
nga komentet e sërbëve dhe boshnjakëve, që kam njohur këtej, di që politikanët
e Ballkanit kanë pak ndryshime nga njëri tjetri ndaj mund të krahasohen lehtë e
treshen tonë Berisha- Meta- Rama. Megjithatë u bëra kureshtar, sepse deklaratat
e tij dhe ministrit të tij të jashtëm ja u kalonin nga papjekuria të gjitha
deklaratave rreth politikës së jashtme, që kanë bërë politikanët tanë këto 20
vitet e fundit.
Vuçiç, qënka një avokat 44 vjeçar, që s’ka punuar asnjë ditë
si avokat, por tash 20 vjet merret me politikë. Nuk ka asnjë diplomë nga ndonjë
universitet i huaj, bile ka qënë një nga më aktivët në partinë
ultra-nacionaliste të Sheshelit. Më pas, ka ndjekur presidentin e sotëm tomiç në
formimin e një partie të djathtë, që është më pro-europiane se e para. Mbrojtës
i hapur i kriminelit të luftës Ratko Mladiç dhe i gjithë ultranacionalistëve sërbë.
Kur ka qënë ministër informacioni, ka qënë mbytës i shtypit të opozitës, deri
sa është akuzuar edhe për vrasjen e një gazetari të njohur.
Por partia e drejtuar prej tij ka fituar zgjedhjet dhe ai
vetë, në sajë të ‘propagandës antikorrupsion”(si Berisha dikur), ka sot një përkrahje
prej 70% mes sërbëve.
Po le t’I lemë të qetë zgjedhësit sërbë në preferencat e
tyre, se ndoshta edhe ata, sikundër ne nuk kanë shumë opsione se nga të “përplasin
kokën”. Le të shohim shkurtimisht, deklaratën e tij dhe atë ç’ka ndodhi në
Beograd.
Kryeministri i një prej vendeve më të mëdha në Ballkan, thotë
se “ka njoftuar BE, tre orë para ndeshjes, se shqiptarët po përgatisin diçka
shumë të rrezikshme dhe provokuese”.
Unë nuk e di se cili burokrat europian ka qënë në anën tjetër
të telefonit dhe nuk I ka thënë, “po ç’ke bërë ti në lidhje me këtë informacion,
që ke nga shërbimet tënde sekrete?” (Kam shumë dyshime edhe në sjelljet
dritshkurtra të burokratëve të Brukselit, që përkrahin të tillë udhëheqës në
Ballkan, mjaft të mos jenë pro-Putin.) Dhe këtë marrëzi, jo vetëm e ka bërë,
por dhe e thotë faqe popullit të tij, të cilët shumë mirë mund t’I thonë, “Jep
dorëheqje, ose shkarko ministrin tënd të rendit!”
Tërbimin, që nuk kanë qënë në gjendje të ndalojnë një “drone
me flamur” të Ballist Morinës edhe pse kanë pasur mijra forca policie në afërsi
të stadiumit dhe njëkohësisht nuk kanë lejuar të afrohen shqiptarë, Vuçiç e përcjell
në një deklaratë mëse prej kalamani. Ana më negative, është se dhe një zyrtar i
lartë futbolli si Platini ngre pyetjen “po sikur në vend të flamurit të ishte
një bombë?!”
“Uiiiiii, mësjë Mishel, edhe ti duhet të kërkosh dorëheqjen
e kryeministrit sërb se mund të ishte edhe bombë dhe autoritete serbe nuk ishin
në gjendje ta ndalin!”
Rreth një ndeshje futbolli po bëhet shumë politikë. Dhe kjo
ndodh, si e përmenda në një shkrim të mëparshë, që në Ballkan sundojnë huliganët
me costume! Të përkrahur edhe nga
burokratët dembelë të Brukselit.
No comments:
Post a Comment