Pasi të hiqen skelat e kompanisë “Skela Syla”, Kulla
vrojtuese
do shfaqet sikundër e prisnim me shumë nga kolegët e mij. Dominuese,
brutale, e pavend.
Një monument kushtuar Idiotësisë!
Ka patur diçka, në natyrën e korçarëve, që e ka bërë edhe
arkitekturën tradicionale të qytetit aq të harmonishme.
Vetpërmbajtja.
Ajo jo gjithmonë është një faktor nxitës për arkitekturën,
por në rastin e Korçës ka funksionuar për bukuri. Kemi pasur deri vonë një
opinion , i cili kërkonte ‘vetpërmbajtje” dhe kjo ka bërë , që të gabohet më
pak se në qytetet e tjerë.
Duket, që gjithë marrëzitë e bëra dhe të pabëra të këtyre 23
viteve post-diktaturë u sintetizuan më në fund në Kullën Vrojtuese me një ‘kafene
të kuqe në qiell”.
Nga çdo anë që ti sillesh( kam parë këto ditë foto nga të
gjitha këndet), kjo pikë e re“fatkeqe” referimi e Korçës duket ashtu sikundër
nuk duhet të ishte
IDIOTE.
Tani nuk mbetet gjë tjetër, veç ditës së përurimit, kur
pushtetarët bashkë me “profesionistët zvarranikë“, që i rrethojnë të ngjiten të
pinë kafen e parë e të thërrasin:
“O njerëz, po a e dini sa i madh ishte sheshi para Cajupit?’
No comments:
Post a Comment