Edhe këtë tetor nuk shpëtuam dot pa zhurrmën rreth çmimit
Nobël. Pas shpalljes, një pjesë e ithtarëve të Ismailit përsëritën sulmet ndaj
Akademisë Suedeze. Disa, si Rudolf Marku, arrijnë deri sa nuk deklarojnë, që
Kadareja nuk ka nevojë për Nobelin, por është pikërisht çmimi, të cilit i bën
nder Kadareja.
Që “Nobel” është çmimi më i rëndësishëm për Letërsinë, këtë
nuk e ve në dyshim kush. Me përjashtime të vogla(si rasti i Sartrit) askush nuk
e ka refuzuar nderin, që i bëhet me dhënien e çmimit. Ismaili vetë do ndjehej I
nderuar po qe se nga i nominuar me dhjetra herë do ishte më në fund një laureat.
Gjithashtu nuk vihet në dyshim, që si çdo sistem i krijuar
nga njerëzit dhe i zbatuar nga njerëzit, do ketë gabimet e tij, sidomos në një
fushë si Letërsia, ku ka vështirësi për të përcaktuar vlera absolute. (Nuk bëhet
e njëjta zhurrmë për çmimet në Fizikë, Kimi dhe Mjekësi.)
Grindjet rreth çmimit në Shqipëri(debate ka kudo në botë)
sillen rreth Ismailit më shumë se sa vepërës së tij. Thuajse të gjithë e
gjykojnë si një vepër cilësore dhe në nivelin e Nobelit. Ithtarët(ata që e
krahasojnë Kadarenë me Tolstoin, Cehovin apo Prustin) bëjnë me faj Akademinë
Suedeze dhe e akuzojnë atë për prirje të majta liberale, për lojëra diplomatike
e deri nën ndikimin e një lobi serb. Kundërshtarët e Kadaresë, merren me cilësimet
‘jo disident”, “shkrimtar oborri”, “njeri i vogël” etj etj.
Pakkush përmend një cilësim të Nobelit në testamentin e tij “Cmini
t’i jepet autorit, që ka veprën më të shquar drejt një rruge ideali;”, përcaktim
ky , që i shtohet atij më të përgjithshmit për të pesë çmimet“…që ka dhënë më
shumë në favor të Njerëzimit”.
Krahasuar me fushat e tjera të mendimit njerëzor, duket që
letërsia është favorizuar. Ndoshta Nobeli mendonte të përfshiheshin brenda saj
edhe veprat filozofike dhe filozofët. Gjithsesi, para se të paragjykosh
Akademinë Suedeze për “kompllote”, “inate”, “diskriminim të një populli apo letërsie”
duhet të pyesësh “A plotëson njëra nga veprat e Ismailit, ose të gjitha bashkë
kriterin e testamentit?”
Nëse i referohemi veprave të tija më të suksesshme(të cilësuara
të tilla edhe nga kritika botërore) “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Kronikë
në Gur”, “Kështjella”, “Dimri i Vetmisë së Madhe”, “Pallati i Endrrave” dhe “Prilli
i Thyer”, unë nuk gjej në asnjërën prej tyre “një vepër të shquar drejt një
rruge ideali”.
(vijon)
No comments:
Post a Comment