Ata jo gjithnjë janë specialistë për Viza fallco apo më të
specializuar akoma, nga ata që falsifikojnë kartmonedha. Janë edhe arkitektë,
urbanistë apo njerëz, të cilët populli i ka zgjedhur në krye të qytetit.
Produktet e falsifikuara të një grupi të tillë, zakonisht bëhen
për të kaluar çastet e para emocionale të reagimit të publikut, kur ndërtohet
diçka, e cila në mënyrë flagrante bie ndesh me opinionin e përgjithshëm të një
bashkësie. Angazhohen firma të njohura e të panjohura për të krijuar makete,
apo ‘renderime” e deri në video gati reale, për të shitur një vepër, që ka të
ngjarë të shëmtojë një zonë të qytetit. Jithmonë pas tyre fshihen interesa të mëdha
financiare dhe pushtetarë të korruptuar. Në të gjitha këto “imazhe” që
paraqiten si të vërteta, mashtrohet me dimensionet dhe pikat e vështrimit, që
arrijnë të zbutin “valën e parë goditëse” të njerëzve, që kuptojnë pak nga
teknikat. Sigurisht, që përdoren edhe “duartrokitës” intelektualë, të
profesionit ose jo dhe nëse qyteti do ketë në të ardhmen një “xhevahir” apo një
“monstër” kuptohet pas 6 muajsh ose një viti.
Diçka e tillë po ndodh sot në njërin nga dy sheshet kryesorë
të Korçës. Bashkia po ndërton me paratë e saj një objekt(nuk jepet në tableë se
c’lloj objekti është) dhe paraqet një pamje të falsifikuar 3 dimensionale të
tij në atë tabelë.
Historia e këtij objekti është zyrtarisht e filluar 5 vjet më
parë, por ndoshta në “kuzhinat” ku gatuhen këto lloj “tavash” fitimprurëse, ka
nisur më herët. Më 2009, një Plan rregullues i Qendrës së Qytetit të Korçës, i fituar
me konkurs nga firma gjermane Uillson & Bolles, kishte parashikuar një ndërtim
në formë Piramide me 9 kate dhe për këtë kishte përdorur si argument edhe
kopertinën e librit të Kadaresë “Piramida”! Nuk ishte zor të kuptoje, se firma
fituese ishte firma, që kishte patur gjithnjë lidhjen me Bashkinë e Korçës.
Metoda të tilla i kishte përdorur vite më parë Rama në Tiranë dhe tani po i aplikonte
në Korçë dyshja Blushi-Peleshi.
Plani kishte edhe të tjera shkelje nga më të pabesueshmet,
por duket që një pjesë ishin bërë për të fituar ç’ishte e mundur nga pjesët
publike të qytetit: rrugë, trotuare, shkolla, sheshe.
Trualli ku sot po ndërtohet objekti i ri është truall publik,
por më parë ka qënë një pjesë e Pazarit dhe ka një pronar të caktuar. Sipas
ligjit, kthimi nga shesh në truall ndërtimi i rikthen atij menjëherë pronësinë.
Eshtë njëri nga përfituesit e kësaj “tave”. Sigurisht pjesën e tyre do kenë
edhe ata që e kanë miratuar. Në Jurinë e konkursit, vendin kryesor e kishte
politikani sharlatan Ben Blushi, që ka jetuar në Korçë veç kur ka ardhur për të
përfituar nga ‘mjelja” e madhe e nisur në periudhën e “kryemjelësit” Nano.
Natyrisht, që frytet e këtij “operacioni” ndërtimor-financiar
nuk mund të vileshin kaq lehtë, para se të vinin në pushtetin qendror ata që
kanë pushtetin në Korçë. Tani erdhi koha. “Cdo gjë është në përputhje me
ligjin, policia nuk mund të na pengojë se e kemi nën kontroll dhe qytetarëve
asnjëanës ja u zemë sytë me një pamje të falsifikuar!” Kështu mbeten të gjithë
të kënaqur.
Po i vetmi shesh, i mbetur, në një qytet me dendësi mjaft të
madhe e me pak sipërfaqe sheshesh dhe gjelbërimi?
(C’jeni ftohur në tajare! Pas 30-40 vitesh nuk do ketë fare
Korçë dhe korçarë. Të gjithë do jenë në Tiranë ose në Europën e Bashkuar!)
PS. Harrova të përmendja jo pa dashje Kryetarin e Bashkisë.
Në këtë mesele ai nuk ka as gisht as pjesë. Vetëm ka pëshpëritur ndonjë mundësi
ligjore , që mund të justifikojë ndërtimin. Gjynah ta ngarkojmë më shumë
Ligavecin Gollash.
No comments:
Post a Comment