1.
...Pamjet syve më lëvrijnë, atë dhjetor drithërimë
Kur nga
eshtrat nën lëndinë dilnin fantazma pa zë...
...dhe i mbylli gjithë programet e hapura në kompjuter.
Ndenji edhe disa çaste duke menduar, nëse duhet ta merte mbiprehërsin me vete
apo jo dhe nxitoi të vinte në një çantë ato që merte gjithnjë udhëtimeve të
shkurtra. Më pas, i hodhi në ndenjësen e parë të makinës dhe si pa orën u nis.
Ishte një çerek ore para orarit të nisjes dhe i duhej të merrte benzinë. Do i
duheshin të paktën 5 orë e gjysëm rrugë.
Po 5 orë e
gjysëm do i duheshin edhe asaj të bënte me" brumbullin". Kishin
dashur të dy të takoheshin në një vend, që nuk e njihnin dhe që ishte i
barazlarguar nga shtëpitë e tyre. Jutika ishte dukur më i përshtatshmi nga dy
të tjerë, të cilët po njëlloj ishin të barazlargët. Kishte qeshur me dëshirën e
tij të çmendur(nëse tom ishte vërtet një ai) për tu takuar në një pikë
të kontinentit pa u njohur as për fytyrë.
Ai e
kontrolloi edhe njëherë orën para se të largohej nga pika e karburantit. Ishte
9.58 dhe ndonëse donte të ishte i përpiktë dhe të mos, e lëshoi pedalin e
frenit, doli në rrugë dhe ngadalë filloi të shkonte drejt autostradës. Mendoi se
nuk do kishte qënë krejt e palogjikshme të kishte futur në dorashkëmbajtësen e
makinës Koltin. Nuk e merte kurrë në udhëtime, por ky nuk ishte si udhëtimet e
tjerë. Ishte një dëshirë për të udhëtuar në mister. Kishte frikën dhe
ngazëllimin, që të jep një e panjohure të madhe. Nuk dihej se ç'do gjente në
Jutika.
"Brumbulli"
nuk kishte bërë kurrë udhëtime të gjata. Kur i ishte dashur, ajo kishte marë me
qera makina më të fuqishme, për të qënë më e sigurt dhe për ta mbrojtur
"pashkëzën” e dashur. Ishte e re dhe e lidhte diçka jashtë të zakonshmes
"njeri-makinë" me të. E vetmja në të cilën nuk kishte hyrë asnjë
burrë. E kishte blerë kur ishte ndarë me Rein. Pas shumë netësh pa gjumë e
ngjitjezbritjesh nga njëri kat i shtëpisë në tjetrin, kishte menduar ta
zëvendësonte disi. Nuk donte të merrte kafshë shoqëruese. Bleu
"Brumbullin" e kuq.
Deni
vazhdonte të shtonte shpejtësinë në autostradën disi të zbrazët për atë orë të
fundjavës dhe mendoi që ishte mirë të shkonte më shpejt se zakonisht. Mund të
priste diku në hyrje të qytezës. (Jutika duhet të ishte qytezë. Nuk e kishte dëgjuar
më parë se para dy orësh, kur pasi kishin kontrolluar në “googlemap” kishin
ngulur atje shenjën e vendtakimit.) Ishte më mirë se të vonohej. Kishin kaluar
20 minutat e para dhe nuk ju durua, por dërgoi tekstin "Jam në QEW, Mississauga." Sa e
kishte kaluar Toronton dhe trafiku, në vend të lehtësohej, po ngarkohej më
tepër. Në ekranëzin e “manaferrës” u shfaq "Jam në Filadelfia". Atij ju kujtua Poe. Ndonëse e dinte, që ajo
jetonte jo larg statujëzës së "Korbit", nuk i kishte shkuar në mendje se ai do hynte
sërish në jetën e tij. Buzëqeshi ndërsa solli ndërmend vitin e dytë në
Universitet dhe se si ishte tmerruar kur lexonte "Korbin".
(vijon)
No comments:
Post a Comment