Diskutimi rreth objektit , që po ndërtohet në sheshin para
Teatrit është e mira të mbahet larg politikës dhe “nxirrjes” të të gjithë punëve
të Bashkisë gjatë 5 viteve të fundit. E them këtë, se ndjej që mllefi partiak
na bën të tejkalojmë kufijtë e asaj, që është e logjikshme.
Urbanistika dhe arkitektura janë fusha, ku gjithmonë ka
pasur e do ketë debate nga njerëzit më të thjeshtë dhe deri në ata , që e quajnë
veten specialistë. Hapësirat, vëllimet, ngjyrat, dritëhijet nuk perceptohen nga
të gjithë njëlloj dhe nuk kanë të njëjtin efekt në çdokush. Ndaj askush nuk ka
në dorë “skeptrin magjik” të projektojë apo të ndërtojë objekte, sheshe, rrugë
e lulishte, që do pëlqehen nga të gjithë. Por ka gjëra , që pëlqehen nga një
shumicë dhe vazhdojnë të pëlqehen nga brezat. Ka dhe të tilla, që duken bukur
disa vjet dhe stonojnë më vonë e kështu me rradhë.
U zgjata pak për të thënë se prej vitit 1992 e deri më 2014,
në Korçë janë bërë edhe gabime por edhe gjëra të mira, të cilat lidhen me
arkitekturën. Periudha e Peleshit dhe “vazhdimësisë“ nuk më duket se është më e
“errëta”. Janë bërë plot të tilla në periudhat Gjinko, Kotmilo, Duro e Damo.
Duhet edhe ta lavdërojmë për tërheqje investitorësh apo fondesh për ndërtime
publike. (Nuk di se sa prej tyre janë me kredi bankare dhe sa në borxhe është
Bashkia).
Plani i Rregullimit të Qendrës i ideuar që më 2008 ishte për
tu përgëzuar si përpjekje. Sigurisht , që pati shumë probleme me projektin
fillestar të Bolles + Wilson, por në të ka edhe gjëra të mira. Unë personalisht
kam qënë pro Këmbësores(Pedonalja e quajnë) dhe nuk e kuptoj se pse duhet
quajtur si diçka , që e ka shkatërruar Korçën. Mund të bëheshe më mirë? Gjithnjë
dhe çdo gj[mund të bëhet më mirë.
Le të vijmë tek “pika e nxehtë“ e debatit të sotëm.
Kulla, që ndërtohet edhe pse në përgjigjen, që Wilson ka dhënë
për ata që i kanë shkruar këto ditë, quhet si kurorëzim i Pedonales është një
ndërtim i gabuar jo vetëm për Qytetin tonë, por edhe për çdo qoshe të Botës.
Eshtë një lloj ndërtimi i atyre, që i përkisnin rrymës së Arkitekturës
Brutaliste, e cila nuk pati suksese në vitet ’50 dhe ’60 në Europë. Ende sot
nuk arrij të kuptojse pse Peleshi dhe Bashkia e kanë pranuar këtë projekt.
Por për hir të Kullës nuk duhet të hedhim poshtë çdo gjë dhe
sidomos investimet e këtyre viteve, përfshi këtu edhe ato të sivjetmet e dhëna
për Pazarin.
A kalojnë këto fonde në xhepa të caktuara?
Me siguri, që po, sepse kështu ndodh kudo në Shqipëri, por këtë
gjë nuk e luftojmë dot shpejt.
Shpejt duhet të luftojmë për tu ndryshuar Kulla!
No comments:
Post a Comment