Atë kohë studionte për semiologji, dhe njëkohësisht kishte
një etje të madhe për të lexuar vargje. Kishte lexuar shumë nga Poe dhe ishte
magjepsur e trembur prej tij. Nuk e
kishte hasur rastësisht. Gjatë leksioneve të antopologjisë kishte njohur Bonan.
Ajo ishte “Edgarse”, si i pëlqente të
theshte duke qeshur. Mbante bashkë me tekstet e shkollës, një botim të “Korbit” të vitit 1884. Kishte flokë korb të zinj, të
gjatë, që herë herë i lidhte në një gërshet të trashë, me të cilin thoshte se
do varej një ditë. Ai e dinte, që ajo qeshte me çdo gjë që lidhej me vdekjen
dhe ndoshta kjo e kishte tërhequr, më shumë se bukuria e syve të saj. Kishte në
to një dritë që e përndante trishtimin, i cili e mbulonte herë herë. Ishte
dimër kur ishin puthur për të parën herë dhe ajo në javët e para i përsëriste:
...Pamjet
syve më lëvrijnë, atë dhjetor drithërimë
Kur nga
eshtrat nën lëndinë dilnin fantazma pa zë...
Ndonëse në një gjuhë të lashtë, të cilën veç ajo dinte ta
fliste, askush tjetë nga gjithë studntët e atij viti, ai ndjente të njëjtën të
ftohtë, që i përcillnin vargjet e Poes kur e kishte lexuar për të parën herë.
Ajo qeshte kur përpiqej t'ja mësonte dhe i thoshte, që t'i mbante sa më gjatë
buzët përpara për të kujtuar puthjen e parë dhe për të shqiptuar më mirë sh-të
e u-të e Poes në gjuhën e saj. "Stërvitu edhe para pasqyrës- i thoshte-
por jo kur je me vajza të tjera, se do të të mbys ty më parë me gërshetin tim,
e pastaj do vetvarem".
"Mos
"eliksir" është Bona", mendoi për herë të dytë gjatë asaj
jave, të mbushur me mesazhe në Fejsbuk. Kishte hapur një faqe të tij për të
parë më nga afër dukurinë e viteve të fundit. Nuk i besonte shumë mjediseve
njerëzplot, qoftë edhe në hapësirat e internetit, ndaj dhe nuk kishte vendosur,
emrin po shkurtimin e "too obvious man"* dhe interesin në
kriptologji. Ditën e dytë, kishte patur gjashtë kërkesa nga njerëz të ndryshëm,
por kishte zgjedhur vetëm tre, që kishin të njëjtin interes. Ndër ta "eliksir".
Kishin këmbyer disa mesazhe të fshehta dhe ju kishte pëlqyer mënyra me të cilën
luanin me gërmat dhe numurat në të dy tastierat. I kishte kërkuar të hynin në
një lojë të thjeshtë kriptogramesh dhe "eliksir" kishte
pranuar.
(vijon)
No comments:
Post a Comment