Pra që të
veprosh në mënyrë optimiste dhe pozitive, pasi ke menduar në këtë mënyrë duhet
të fillosh nga “diskutimi i çështjeve zhvillimore përtej njënumuri të kufizuar
axhendash, të diktuara nga interesa dhe synime të shkurtra afatshkurtra”.
Brezit të sotëm
qeverisës(që dua nuk dua unë është brezi im) i ka munguar pikërisht diskutimi i
gjerë çështjeve zhvillimore. (Bile hollë hollë unë mund të them se shumë prej
nesh nuk dinë se cilat janë çështjet zhvillimore.) Edhe kur i ka diskutur, e ka
bërë brenda një numuri të kufizuar axhendash.
Kufizimi vjen
nga formimi i cungët i brezit tonë për sa i përket çështjeve zhvillimore. Them “NE”
edhe pse nuk kam të bëj me qeverisjen, por moshatarët e mij kanë qënë në qeveri
dhe unë i ndjej gabimet e tyre si të mijat. Optimizmi i Grida Dumës, që i ka rrënjët
në formimin perëndimor, vjen pikërisht nga shikimi afatgjatë i zhvillimit të
vendit plot potenciale. Një shikim i tillë dhe me një numur të pakufizuar
axhendash sjell vetëm një frymëmarje gjithëpërfshirëse që të shpie në procesi i
pakthyeshëm i diskutimit të gjatë. Pikërisht, që të merrte pjesë në procesin e
diskutimit të gjatë dhe të domosdoshëm të çështjeve zhvillimore, një i
posadiplomuar në Harvard u thirr nga njerëzit e tij të afërt të fillonte punë në
Tiranë. Nuk ishte dhe aq e thjeshtë gjetja e vendit të saktë ku ai mund të
kontribuonte me ato ç’kishte mësuar për “diskutimin”, por shokët e tij
kryeqytetas ja shprehnin më qartë idenë. “Fillo punë në një vend të mirë, që të
bëjmë edhe ne një çikë korrupsion!”
Harvardsi arrit
të kuptonte shpejt, që ekzistonin dy lloj optimizmash edhe në brezin e tij. Ai i
Grida Dumës, që e shikon të ardhmen ngjyrë trëndafili sepse ka arritur të
kuptojë dobinë e diskutimit shumëplanësh të çështjeve zhvillimore dhe optimizmi
“banal” i shokëve të tij, që mendonin një fitim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës
të ‘bandës” së tyre nga çështjet zhvillimore dhe më gjerë. I çorientuar,
Harvardsi u kthye në Anglinë e re dhe filloi punë atje ku i çmonin kualifikimet
e tij.
E solla këtë
shembull për të treuar rëndësinë që ka optimizmi i Gridas edhe pse nuk përfaqëson
plotësisht këndvështrimin apo bindjet e një brezi të tërë. Me këtë optimizëm me
bazë intelektuale europianiste ne jemi në gjendje të kapim Brukselin! Se nuk ka
brirë Brukseli dhe funksionarët e lartë atje! Mund të hapësh lehtë dyert dhe
kasafortat e tyre duke ditur 3-4 gjuhë të huaja dhe me raporte të hollësishme
rreth përfundimeve të arritura pas njërës nga etapat e diskutimit të gjatë
rreth çështjeve zhvillimore. Brukseli dhe brukselistat duan raporte dhe sa më
afatgjate të jenë planet zhvillimore , që përshkruhen në këto raporte aq më
shumë fonde nga taksapaguesit europianë do vërshojnë në Tiranë, Vlorë, Lurë apo
në kanionet e Skraparit.
Një shkrimtare
shqiptare, me të njëjtin vështrim optimist-zhvillimor si të Dumas(mos e lexo
Dyma), ka arritur të sjellë programe pas programesh europiane që kanë përmirësuar
jetën e grave, minoriteteve, të paaftëve, homoseksualëve, romëve, nëpunësve me
të meta mendore, gjykatësve gjysëm-analfabetë, të burgosurve shtëpijakë,
burrneshave që duan të martohen, hadëmëve që dëshërojnë të eksitohen dhe të
tjerëve persona që kanë vështirësi të zhvillimit dhe të integrimit.
Optimizëm, ide,
diskutim dhe pak sharm. (Edhe një çikë më shumë sharm nuk sjell zarar).
Brukseli kapet!
Ja përse Rama
dhe Basha luftojnë aq shumë për të patur në kampin e tyre Grida Dumën.
Cili do jetë në
gjendje ta ketë kap Brukselin!
(Dhe asgjë më
shumë se kaq nuk do populli ynë i shumëvuajtur.)
No comments:
Post a Comment