Ajo
pa dritëzën e kuqe , që pulsonte në “manaferrën” e saj dhe u rrek ta merrte,
pro dritat e një kamioni të madh, që vinte përballë gati e verbuan. Nxitoi të kthente
timonin në të djathtë, aq sa për të mos dalë jashtë rrugës dykalimshe dhe
mendoi për të motrën. Nuk ishin mbushur ende gjashtë vjet nga dita kur e kishin
telefonuar nga konsullata në Hamburg dhe e njoftonin për aksidentin e të motrës.
Ajo ishte nisur në të njëjtën ditë dhe kishte shoqëruar trupin në kthimin e
fundit në Nju Jork. Gjermanët i kishin thënë, që kishte të ngjarë që një kamion
kishte verbuar të motrën dhe ajo kishte dalë nga korsia dhe ishte përplasur me
murin e Traverbangut. Nuk kishte pasur gjurmë alkoli në gjak.
“Edhe 20‘ deri në kufi”lexoi në ekranin
e vogël. U mundua me kujdes të shtypte me një dorë tastat e vogla dhe formoi vetëm
“OK”.
Deni
e pa “OK” shpejt dhe e çudit me të.
Ishte nga të rrallat përgjigje të saj. Kurrë e vetme pa disa fjalë ose shifra,
që ta ngacmonin për të gjetur diçka të fshehur në to. I duhej të priste edhe 20
minuta të tjera për të kuptuar në ç’gjendje ishte “eliksir”. Ndoshta ishte duke ndrruar mendjen për takimin. Herën e
fundit, që ajo kishte përdorur një “OK” të vetme, kishte qënë dita e dytë e
njpohjes së tyre, nëse mund të quhej njohje një takim në një hapësirë abstakte i
dy qënieve , që vetëm shkruanin fjalë në të njëjtën gjuhë. Ju kthye asaj pjese
në faqen e tij të Fejsbukut, për të kuptuar më mirë, se pse e kishte shkruar.
tom- mbase nuk duhet…
eliksir- duhet ç’farë?
tom- të torturohesh nga e nxehta…
eliksir- qejfi…
tom- provo dush të nxehtë dhe 66 min. gjumë
eliksir- Eshtë mjaft?
tom- Për mua po.
eliksir- je i vështirë?
tom-…mmm…jo me të gjithë.
eliksir-
Si i dallon?
tom-
fle me to…
eliksir-…OK…
Kuptoi që diçka ishte jo mirë. Të nesërmen e asaj dite nuk
kishin këmbyer mesazhe.
No comments:
Post a Comment