“Dora e zezë“ ka qënë një organizatë terroriste sërbe, e cila nuk ka ndonjë lidhje me çiftin Eva-Ben Blushi. Por në Korçën e viteve ’30, përdorej si sinonim i botës së bandave. Një korçar, i kishte kërkuar nëpërmjet një letre një familje të pasur dhe poshtë kishte nënshkruar “Dora e zezë“. U kap në vendin ku kërkonte t’i liheshin paratë dhe i mbeti nofka “Dora e zezë“.
Në mjediset e pub-Republika, të mobiluar si një pub tipik
britanik, mu kujtuan disa gjurmë të lëna nga çifti Blushi në arkitekturën dhe urbanistikën
e qytetit. Blushët janë pronarë të mjediseve të pub pa nxjerrë asnjë lekë nga
xhepat e tyre të fryrë. Rolin e interlokutores për ndërtimin më të shëmtuar në
Bulevard Republika e ka noterja Eva, e cila u përfshi për të disatën herë në
miratim lejesh ndërtimi në këmbim të një përqindje në ndërtesë. Kështu u prish
banesa e njohur e Vasil Avramit dhe u ndërtua “konvikti” që shëmton shëtitoren
më të bukur të Korçës. Për garanci miratimi, si pjesëtar u fut edhe famëkeqi
nga Lezha, Aleksandër Frangaj.
Dikush mund të thotë se Blushi nuk kishte asgjë në dorë në
vitet kur u miratua leja e atij objekti dhe se përgjegjësia duhet gjetur tek
kryetari i atëhershëm i bashkisë (sot ministër i mbrojtjes). Ka një të vërtetë,
por edhe Dilana e dinte që ajo lejë ishte tërësisht e gabuar dhe për të ruajtur
“pastërtinë e figurës”, pasi siguroi votat e KRRT-së, vetë votoi kundër ndërtimit.
Ç’tju bënte anëtarëve kokëfortë?
Porn dërtimi tek Vasil Avrami nuk është e vetmja gjurmë e
keqe në qytet, ku rolin kryesor e ka luajtur “Dora e zezë“ e Blushëve. Eshtë dëshmi
se dhe njerëz të kulturës, kur kanë para kartmonedhat mund të bëjnë çdo lloj gjëme.
Blushi shkrimtar ka qënë kryetar i jurisë, që miratoi planin e qendrës të Peter
Wilson dhe që solli më vonë Kullën Vrojtuese, Bibliotekën e Qytetit dhe të
tjera ndërhyrje brutale në arkitekturën e qytetit. Blushi ministër ishte bashkëpronar
i privatizimit të një pjese të trikotazhit, që solli ndërtime banesash
kolektive jashtë çdo standarti kombëtar të dendësive urbanistike. Nuk di nëse është
më grykës Beni apo Eva, por nëse i drejtohemi Biblës, ishte ajo që i pëshpëriste
Adamit “për të bërë korrupsion se Rama i kishte lënë shumë pas me paratë e përfituara”.
Blushët vijnë herë herë në Dardhë për tu çlodhur dhe për të
mbikqyrur disa nga pronat që kanë në çifligun e tyre në qarkun e Korçës. Madje
shkrimtari Blush hiqet edhe si gjysëm korçar, pavarësisht se rrënjët i ka në
fshatin me të njëjtin emër, që i përket Kolonjës. Dikur udhëhiqte politikisht
dhe shpirtërisht politikanin e karrierës Nicolo Dilana, me të cilin bënë “bajagi”
korrupsion.
Sepse në fund të fundit “Korça është qyteti ku dua të rrëmbej!”
Aty donte të rrëmbente edhe “Dora e zezë“ dikur.
No comments:
Post a Comment