Eshtë larguar nga jeta Presidenti i gjashtë i Shqipërisë post-komuniste, Bujar Nishani. Perëndia e ndjeftë dhe ngushëllime për të afërmit e tij të dashur!
Nuk është dita për të shkruar për të, por dashur pa dashur
po reflektoj mbi Presidentët shqiptarë në këto 32 vjet. Thuajse të gjithë kanë
qënë komunistë më parë. Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred
Moisiu. I ndjeri Nishani, është përfolur se ka qënë mes atyre që donin të
mbronin shtatoren e Enverit, por kjo mund të jetë sajuar nga dashakeqët.
Megjithatë ka pasur një karrierë ushtarake, të cilën nuk mund ta ndiqje pa
besnikëri ndaj Partisë. Presidenti që kemi është komunist në mendje dhe hajdut
në praktikë, ndaj I vetmi President jokomunist mbetet Bamiri i Topajve.
Cka rreshtova më sipër është një ilustrim i qartë i asaj çka
ka qënë administrate jonë gjatë 32 vjetëve të pluralizmit. Një administratë e
kontrolluar nga Partia e Punës dhe Sigurimi i Shtetit. Mund të duket
ekzagjerim, mund të duket retorikë boshe, por për fat të keq është e vërtetë.
Institucioni më i lartë i shtetit ka qënë në kontroll të
bashkëpunëtorit të Diktatorit, më pas të një ish-komunisti me prirje
diktatoriale, më vonë të një intelektuali të majtë të moderuar, por edhe dhëndër
i Sofokli Lazërit dhe më pas nga një ish-zëvendës ministër i mbrojtjes i ngarkuar
me detyrën e bunkerizimit të vendit.
Në 46 vjet, Partia e Punës dhe Sigurimi i Shtetit i shtrinë
tentakulat e tyre në gjithë qelizat e shoqërisë shqiptare dhe ndonëse na gënjeu
mendja se mund të vendosej demokracia dhe pluralizmi me ndihmën e të huajve, ka
qënë e pamundur. Komunistët pa asnjë lloj parimi, hajdutë dhe kriminelë
vazhduan të kontrollojnë shtetin shqiptar. Ata komunistë të moderuar, të ndershëm
dhe të aftë u larguan nga lufta për pushtet dhe ose përfunduan në emigrim ose
ndoqën me keqardhje kontrollin e vendit nga shokët e këqinj të tyre.
Pjesa tjetër e popullsisë, ajo e përndjekura dhe ajo e papërzjera
me Parti, u zhgënjyen pas 3-4 vitesh pluralizëm dhe ikën ose ju nënshtruan
fatit.
Po ja -mund të
thoni ju- kemi Niko Peleshin dhe të tjerë,
që nuk kanë pasur komunistë në familje dhe as kanë qënë vetë, por janë në
funksione të rëndësishme në administratë.
Nikoja dhe të tjerë si ai vërtet nuk kanë asnjë lidhje me
komunizmin, por kanë kuptuar herët, që nëse do të jesh pjesë e “tavës”, që
kontrollohet nga ish-komunistët hajdutë, duhet të shtiresh se je pakëz
komunist.
Dhe kështu do vazhdojë historia edhe me Presidentin e rradhës.
Dheu qoftë i lehtë mbi Nishanin, që edhe nëse nuk ka dashur
të mbrojë shtatoren e Hoxhës, mbrojti deri në fund Saliun, që është pak a shumë
e njëjta gjë!
No comments:
Post a Comment