Ne Shqiperi gjithnje meson shume, sepse eshte ne qender te Qyteterimit te Lashte dhe atij Modern. Prane Greqise dhe Romes, jo larg nga Parisi dhe Brukseli apo dhe nga Gjeneve dhe Tel Avivi. Nuk ka se si mos jete vendi ku kryqezohen rruget kulturore, dijet dhe “trendet” e reja.
Kete rradhe mesova qe noteret ne Shqiperi paskan dhe rolin e
“interlokutorit”. Nuk e dija, sepse ne vendin ku jetoj, noteret merren me
zyrtarizimin e nje mareveshjeje. Por jo. Ne zyren e nje noteri qe ngjet me nje shpend(nuk
di nese me prane micakut apo gargullit), mesova se noteret jane interlokutore
dhe po aq te rendesishem sa shitesi dhe bleresi ne nje transaksion te pasurive
te patundshme. Madje edhe me te rendesishem se shitesi dhe bleresi sepse keta
dy te fundit nuk i njeh as ligji dhe as qeveria, kurse noterin qofte “micak”, “buke”
apo te cfaredo llagapi e njeh Presidenti Meta, Kryeministri me gjithe qeveri,
Lindita Nikolla dhe Gjykata e Larte.
Ne zyren e Interlokutorit te prisnin ne rradhe para
kompjuterave tre “parainterlokutore”, qe te drejtonin me sy nga tjetri, se
ishin shume te ngarkuar. Njera prej tyre, pasi me shpjegoi dicka dhe une e
kuptova, shtoi edhe “pastaj te them!”, qe ma beri me te sigurt se kisha te beja
me dike qe kishte mbaruar ne nje nga fakultetet europiane te
jurisprudrences.
Dhe kur te gjithe te pranishmit, te rrjeshtuar ne kolltuket
e shumte te zyres, po humbisnin durimin, u shfaq ai, “interlokutori” me sharmin
e tij prej micaku dhe me floket e bera si kreshte zogu me xhel.
Me tej gjithshka shkoi “qumesht e mjalte”. Interlokutori
fliste, lokutoret degjonin dhe ne fund te gjithe ishin te lumtur se
transaksioni ndodhi dhe parate shume shpejt do shkonin ne llogarine e
interlokutorit e pas dy ose tre muajsh ne lllogarine e shitesit.
Te kishte arritur kete dite gjyshi fatorino dhe tifozi i vetem
i “Dinamos” ne qytet (kushte jo te mjaftueshme per te qene spiun)dhe te
ngazellehej!
Kur te arrij ne qytetin ku jetoj do e shoh me perbuzje
noterin tim. Nuk eshte interlokutor!
No comments:
Post a Comment