“Bota e Re” është një klub shkrimtarësh në Korçë, i formuar ndoshta në fillimin e viteve ’90. Nuk ja di historinë e formimit edhe pse kam qënë në Korçë në ato vite. Nuk kam pasur të bëj me botën letrare dhe kam pasur një lloj përçmimi për “klubet” apo shoqatat e shkrimtarëve. Përçmim krejt i pabazuar se nuk kam qënë ndonjëherë pjesë e tyre, por më duket si e çuditshme se çmund të bisedojnë shkrimtarët e poetët kur mblidhen në klub: “Më pëlqeu shumë ajo similituda që kishe në strofën e tretë të poemës!” apo “Linjën e agjentit të dyfishtë, tek romani që më tregove, mendoj se mund ta rithurrësh me atë të prostitutës pa liçencë“ e të tjera si këto. Kam pasur gjithnjë bindjen që arti i të shkruarit është tepër individual, përveç gjinive të filmave ose atyre muzikore, që kërkojnë bashkëpunim.
Po le të vimë tek aroma e Vishocicës. Për lexuesit e mij, që
nuk e dinë se ç’është Vishocica dhe mund ta ngatërrojnë me ndonjë lloj gjelbërimi
ose varietet dardhe, ju them se Vishocica është një fshat fushor në krahinën e
Devollit. Ndoshta një nga fshatrat më të pasura të krahinës. Vetë krahina e
Devollit është e mirënjohur në trevat shqiptare për nxjerrjen e pafund të
shkrimtarëve dhe poetëve, dhe jo vetëm e devolliut të madh Dritëro, por edhe të
Teodor Laços, Sotir Andonit, Petraq Zotos, Kristaq Ballit, Agim Isakut, Thani
Naqos, Skënder Rusit, Skënder Demollit, Artur Ballit dhe shumë të tjerëve, që
nuk ja u kujtoj emrat, pa llogaritur këtu devollinjtë e lindur në Tiranë:
Teodor Keko, Pandi Laço e të tjerë.
Me një fjalë është zona më shkrimtarprodhuese e Shqipërisë së
Jugut dhe mund të krahasohet vetëm me Luginën e Valbonës nga kanë dalë Buçpapajt
dhe gjithë poetët tropojanë
Si është e mundur?- Do pyesni me të drejtë, sidomos ju që jini
nga zona juglindore dhe ngatërroheni nga nami që kanë devollinjtë si shumë punëtorë
dhe kokëtrashë. Eshtë një keqnam, që për fat të keq e përsëriste dhe devolliu i
madh kur i theshte një doktori të njohur:
“Tek ne të dy është përzjerë dinakëria kolonjare me budallallëkun devolli dhe
lere se ç’kemi dalë!”
Devollinjtë kuptuan gjatë viteve të Diktaturës, se mënyra më
e mirë dhe më e lehtë për t’ju larguar fshatit ishte të bëheshin shkrimtarë. Dhe
kur Dritëroi u bë kryetar i Lidhjes ambiciet e tyre u rritën edhe për t’u bërë
kryetarë. Petraq Zotoja u bë kryetar i Degës së Shkrimtarëve, Sk[nder Rusi
kryetar i klubit të Shkrimtarëve dhe tani, në “Botën e Re” të Korçës, kryetar është
Eris Rusi nga Vishocica, që ka ose nuk ka lidhje farefisnore me poetin shumë
lirik Skënder Rusi. Nuk di se në ç’gjini shkruan Erisi, se lexoj pak nga
botimet në Shqipëri, por vetëm pyes si kardinal Bergolio:
- Po nuk u gjend një më
afër për papë, po më zgjodhët mua nga fundi i botës?
Duke i pasur për zemër shkrimtarët dhe poetët e “Botës së Re”
dhe të asaj të vjetër, i uroj Rusëve (jo atyre të Putin) suksese në veprimtarinë
e tyre letrare, ashtu si ja u uroj edhe Ballëve, Laçove dhe devollinjve të tjerë.
Në fund të fundit, edhe këta, sikundër Dritëroi, mund të mos
jenë nga të dy anët devollinj.
No comments:
Post a Comment