Këtë shënim po e përcjell si ma ka dërguar një dëshmitar dëgjimor
dhe nuk kam pasur mundësit a verifikoj se sa e vërtetë është që ka ndodhur, apo
nëse vërtet ekziston një grup i tillë. (Dërgonjësi më siguroi edhe , që nuk ka
asnjë lidhje apo kundërlidhje të këtij grupi me atë të “5 dyqaneve” apo të “6 çobenëve”.
“Grupi i 4 Vaskave” është një grup muzikor, që do të risjellë muzikën e Bitëllsave
në peisazhin muzikor të serenatës korçare.)
Gjithashtu, dëgjimori nuk më dha hollësi se pse grupi quhet
i Katër Vaskave. Hamendjet e mija shkojnë në katër këngëtarë adashë, por mund të
ketë lidhje edhe me vaskat e birrës në fabrikën e Hysenbelliut, ose
vaskat-kaskadë para Luftëtarit Kombëtar. Më poshtë është tregimi i plotë:
“Ishte një mbrëmje e bukur
gushti dhe unë kisha dalë andej nga ishin qëmoti vreshtat. Hëna ndriçonte mbi
Moravëdhe rrezet e saj binin në Hotelin “Kristal” dhe pasi përthyheshin ndriçonin
një çati të bukur në formë vele, po jo si Veliera e Gjushit të Durrësit. Një
velë elegante si ndozot e atyre pupeve të shekullit të kaluar, që ne korçarët
ju këndonim”e bukur si pupe” dhe që theksi ju binte në zanoren e fundit. Po nuk isha fillikat në atë mbrëmje tëngrohtkë të këtij
behari që na theku mirë. Jo larg meje, po që dot nuk më shikonin se drita e hënës
përthyhej në mënyrë të favorshme për mua, “Grupi i 4 Vaskave” sa kishte
kurdisur kitarat dhe po bënte serenatë me avazin e një kënge, që e kisha dëgjuar
më parë, por që nuk ta ç’koqit dot tamam të ta them cila është. Këndonin aq
shtruar e bukur dhe hëna si me magji më ngjethte mishtë sa nuk harrova asnjë llaf të asaj kënge:
O sa i mënçur që je Nikua jonë,
Larg sheh sa arrin der’
në profeci,
Për ty do këndojmë ne
gjithmonë,
Më nuk duam jo një
Lider të Ri!
O ju të vogla që rrini
në dritare,
Sonte kitara për ju
nuk do këndojë,
Nesër për Tiranë ai
rrugën do marë,
Fshatin si qytetin ta
rregullojë.
O Korça jonë sa shumë
ke pritur
Që shpejt të bëheshe e
Bukura e Dheut
Atë që e bëri biri, që
ke rritur
Se qulli dot as
Presori i Liceut.
Ndaj sonte mos flini të
mira korçarka
Ndonjera flamuj së të
ardhmes le t’qepë,
I jepni Peleshit një
grusht me kokarka
Dhe shpejt ja u kthen
ai një kurorë me qepë.
Si ngriti Vrojtuesen në
mes të Pazarit,
Si kthevi në Bashki
Pallatin “Mio”,
Të drejtën e pronës do
ja kthejë të parit
Do hani dhe pini veç
prodhime Bio.
Kjo e prodhimeve Bio
më bëri medemek më shumë përshtypje se tërë të tjerat dhe si i pangrënë, që
isha ja futa tatëpjetë kodrës dhe sokakëve dhe e mbajta frymën në shtëpi pa e
dëgjuar tërë këngën e “Grupit të 4 Vaskave”. Do
e durojmë deri në të vjelat e motit tjetër thashë gruas. Bio të tëra. O mot o kurrë!"
No comments:
Post a Comment