Ka ngjallur entusiazëm në mediat sociale, lajmi, që
sopranoja Inva Mula do kete shtepi ose biznes në Korçë.
Një lajm vërtet i mirë edhe pse jep pak shpresë, që banesa e
Korçës të jetë banesa kryesore e sopranos së madhe. Në një rast të tillë, mund
të shpresonim, që të hapej një shkollë e “bel kantos”, sepse tradita e çelur
nga Tefta Tashkoja dhe Jorgjia Truja, mund të zhvillohej në nivele të tjera, më
të përparuara dhe të balanconte disi, prapambetjen e “këngës së serenatave”, që
sa po shkon dhe bën më teposhtë.
E megjithatë, askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë apo më pak
akoma, t’i imponohet Invas, që të ndërmarë një projekt të tillë.
Tradita e paraluftës, e krijuar nga korçarët, që studiuan
jashtë, duke nisur me Kristo Konon, Kristaq Antoniun, Mihal Cikon, Konstandin
Trakon dhe të tjerë, u ndërpre me krijimin e Teatrit të Operas në Tiranë dhe përqëndrimin
e gjithë forcave krijuese të muzikës operistike dhe sinfonike në Tiranë. Pati
një “përpëlitje” me krijimin e “Lules së Kujtimit” nga Kristo Konoja dhe korçarë
të tjerë, si dhe disa opereta, por deri më kaq. “Bel kantoja” ishte “monopol” i
Konservatorit dhe Operas.
Korçës nuk i kanë munguar zërat e bukur kurrë, si për vajza
ashtu edhe për djem.
Ndoshta prania, qoftë e pjesshme e Invas, mund të frymëzojë
të rinj e të reja të ndjekin rrugën e bukur të muzikës lirike.
Por nuk mjafton vetëm kjo.
Duhen inkurajuar muzikantët e shkolluar të qytetit, duke
filluar nga më të vjetirt edhe tek më të rinjtë, për të krijuar një bazë të mirë,
që largon të rinjtë nga këngët sentimentale të rrugëve apo më keq akoma atyre të
“tallavasë“.
Në Korçë, në vitet ’20 këndonin në masë “O sole mio”, “Torna
a Surriento”, “La paloma” e të tjerë këngë të fondit të artë ndërkombëtar. Sot
do ishte mirë të këndoheshin këngët e Majkëll Buble, Xhosh Grobën, Sting, Chris
Rea, por edhe të Andrea Boçelit e të tjerëve si ai.
A mund të ndihmojnë “rilindasit” Peleshi dhe Filo.
Nuk jam i sigurt, se dhe ata duhet të “rakordojnë “ shijet e
tyre me ato të shefit Rama.
Por edhe Inva vetë, është më mirë t’ju këndojë ofiqarëve,
“…kur fryn erëza e malit” se sa t’ju këndojë “..pak ujë partizanit/ të lutem
nga bucela.”
Ishin këto këngë, të detyruara të kompozoheshin për “t’ju
larë trurin masave”, por që duhen pastruar tashmë nga çdo lloj repertori, pavarësisht
nga prirja e socialistëve për të rikthyer “shkëlqimin” e Luftës nacional
Clirimtare.
Për më tepër, pas disa gotave me verë, duke pasur pranë
Marina Grabovarin, mund t’ja marrin këngës tjetër të Avnisë “Ne jemi komunista/
Shokë të Enverit…”, me vargjet bashkëkohore “Ne jemi “rilindsa”/ Shokë të
ngushtë të Edit…”
Mirseerdhe në Korçë Inva!
Uroj të ringjallësh frymën e bukur muzikore të viteve ’30 të
shekullit të kaluar!
No comments:
Post a Comment