Parisi i Vogël, po përgatitet, që në të projektohet në të
ardhmen si Kisai Kyoto (Kiotoja e Vockël në japonisht) për të rezistuar gjithë
ndryshimet socio-ekologjike, që priten të ndodhin gjatë mijëvjeçarit.
Hapi i parë- Krijimi i Parkut të parë japonez në Ballkan
diku rreth Barçit, Mborjes apo Dishnicës. (Vendndodhja është bërë e qartë në projektet e Bashkisë, por i
entusiazmuar nuk bëra durim ta gjeja dhe ja futa kot rrëzave, se mund të jetë
edhe në Sallxhas, Shamoll apo Ravonik.)
Në kohën e Zogut Korça kishte vetëm dy Bashta- Bashtën e Gegës
dhe atë të Sanijes. E para na lidhte me pjesën veriore të vendit dhe e dyta pak
me Zogollët dhe pak me Turqinë po brenda Ballkanit mbeteshim.
Në kohën e sho Enver u shtua Parku Rinia, por dhe ai kishte
një emër shumë të përgjithshëm dhe nuk na ndërkombëtarizonte dhe varrezat e Shën
Mërisë u kthyen në lulishte pa emër.
Më në fund, pas Kullës Eifel
dhe Birrfest, që na lidhin ngushtë me Bashkimin Europian, vjen Parku Japonez!
Më ndërkombëtarë se kurrë!
Më kozmopolitë edhe se Xhojsi!
Fundjavave tani, qytetarët korçarë nuk kanë pse të dalin nëpër
botë. Atje i kanë, Bizantin, Varret e Francezëve, Kullën Eifel, Hotelin Deutchland, Firencen,
Kompleksin sportiv Planeti i Panjohur, Kullën e Sahatit dhe tani Parkun
Japonez.
X!
Një miku im kishte vënë re edhe një lloj ngjasimi këto kohë
të Raqkës, me aziatikët e largët, por duke mos ditur gjë për Parkun Japonez, unë
ja hodha poshtë observimin.
Ndoshta, më pas do fillojë edhe sjellja e “geishave” për të
trajnuar punonjëset e administratës për një përkushtim të vërtetë japonez ndaj
punës.
Sa hapa përpara të tjerëve!
Vetëm lini një vend të vogël diku edhe për Bashtën e
Nihilistave, ku të kaloj pleqërinë edhe unë me dy tre shokë të mij!
Koniçiva!
No comments:
Post a Comment