
Në mënyrë tërësisht të gabuar, parashikoja, se fjala “burg”
do ishte fjala, që do mbizotëronte në mediat shqiptare gjatë vitit 2017.
Pas 8 muajsh, gjithshka duket plotësisht e “relaksuar”.
Ish ministri Manjani njoftoi së fundmi se largohet përfundimisht
nga politika.
Taulant Balla dhe Shkëlzen Berisha nuk këmbejnë më hakërrime.
Klement Balili gëzon lirinë i fshehur diku dhe ai që bërtiste
për arrestimin e tij, Ilir Meta është President i vendit.
Këto janë vetëm disa hollësi, që dëshmojnë se sa më larg nga
tensioni i shkurt-marsit është tani gjendja politike shqiptare.
Rezultati i zgjedhjeve, solli një raport krejt të papritur në
jetën shqiptare. Edi Rama mund të qeverisë i vetëm dhe po i vetëm mund të
shpjerë para edhe “programin” e ndërkombëtarëve për Reformën në Drejtësi. Deri
këtu duket se punët janë mbroth dhe shqiptarët mjaft të kenë durimin e duhur
dhe viti 2018 nuk do jetë vetëm viti i Gjergj Kastriotit, por edhe viti i
fillimit të pastrimit të politikës shqiptare.
Por Rama nuk po ndjehet dhe as e prek këtë ]ështje kaq
esenciale të jetës së shoqërisë shqiptare. Ai po i mëshon “zhdukjes së
burokratizmit në 100 ditë“ (pa përdorur kontrollin punëtor), ristrukturimit të
administratës dhe “qeverisjes me ndihmën e popullit”. Pa dyshim, që përmirësimet
në “makinës gul]use” të shtetit shqiptar nuk janë pa vend, por këto nuk janë
ato që do sjellin besimin e njerëzve për të mos u larguar nga Shqipëria,
besimin e e të pasurve shqiptarë për të investuar në vend, besimin e investitorëve
të huaj për të bërë bzines në Shqipëri.
Ajo që është e
domosdoshme është goditja e krimit të madh të lidhur me politikën.
Rama nuk duket se është i prirur ta bëjë dhe arsyet janë nga
“moskrijimi i pre]edentit” dhe deri në “sundimi i gjatë“ duke ju rënë borive
rreth “opozitës së korruptuar”.
E paspjegueshme është edhe heshtja e ambasadorit Lu, i cili
ngjalli shpresë se di]ka e mirë do fillonte së shpejti.
Reformat në Drejtësi janë bërë kudo me shumë vështirësi.
Rasti i fundit i Polonisë, flet qartë se sa pengesa ligjore, jashtëligjore,
politike, jopolitike mund të sajohen për të mos ndërtuar një Shtet të së Drejtës.
Tek ne vështirësia është e shumëfishtë sepse Kryeministri,
Presidenti dhe shefi i Opozitës janë akuzuar hapur për afera korruptive. Ndaj është
më e lehtë, që edhe mediat të kumbojnë me ]ështje të sajuara si ajo e “mbulimit
të Skënderbeut”, apo e “kalbëzimit të Akademisë“, sepse të gjithë mund të
flasin rreth tyre pa vënë gishti në plagën e madhe të Shqipërisë - Korrupsionin
Stërmadh.
Eshtë urgjente “të aspirohet” për procese të “duarve të
pastra” dhe të flitet e të shkruhet gjatë rreth tyre dhe t’ju lihen vende më të
vogla “debateve të Artan Fugës apo Spartak Ngjelës”.
Në fund të fundit, Laku më i madh është opinioni publik i
cili duhet të ngushtohet rreth qafës të përgjegjësve për stanjacionin e zgjatur
shqiptar.
No comments:
Post a Comment