Me pak vonesë, por satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” do nisin shërbimet e tyre për popullin shqiptar. Nuk do hidhen në hapësirë nga ne, ose posaçërisht për ne, por satelitë që janë në hapësirë do na ofrojnë të gjitha shërbimet që i duhen popullit shqiptar, vet[m për 2 milion euro në vit. Kryeministri Rama dhe ministri Peleshi shpjeguan qartë se si do funksionojë ky projekt i rëndësishëm dhe cilat do jenë disa nga përfitimet e shumta që do ketë Shqipëria prej tyre.
Satelitët do zbulojnë
të gjitha parcelat me kanabis në territorin shqiptar. Pritet që kanabis të
legalizohet për qëllime mjekësore dhe më vonë edhe për rekreacion, por do
lejohet të mbillet vetëm nga subjekte të licensuara nga Këshilli i Ministrave.
Patronazhistët, policët dhe rilindasit lokalë nuk do lejohen më të mbjellin
kanabis pyjeve dhe skërkave. Do hiqet edhe moratorium i gjuetisë, që ndalonte
zbulimin e hashashit të mbjellë nga përkrahësit e qeverisë, prej gjuetarëve
kureshtarë dhe langonjve të tyre.
Satelitëtë do zbulojnë
të gjitha ndërtimet pa leje, sidomos shtesat e kateve të kullave në Tiranë. Një
nga problemet më të mëdha të Shqipërisë, të konstatuara edhe nga Artan Lameja i
Kadastrës, ka qënë ai i ndërtimeve pa leje dhe sidomos shtesat e kateve të bëra
nga investitorë dhe ndërtues të papërgjegjshëm. Veçanërisht kjo ndodhte në
Tiranë me kullat mbi 30 kate, katet e të cilave ishin vështirë të numuroheshin
pasi objekti kishte arritur një lartësi të caktuar. E pamundur ishte sidomos në
ditët me diell, gjë që kishte sjellë edhe dëmtime të mëdha okulare të inspectorëve
të Bashkisë dhe atyre të Policisë Ndërtimore. Me futjen e shërbimit satelitor
nuk do ketë më asnjë problem ndërtimor.
Satelitët do zbulojnë
të gjitha rryshfetet që jepen në qiell të hapur. Nga të dhënat e Shërbimit
Informativ dhe të Policisë, një sërë subjektesh të administratës shtetërore dhe
të institucioneve publike, kanë nisur të marrin “kafetë“ jashtë mjediseve të
mbyllura nga frika e përgjimeve ambientale. Syri i satelitit, që ndan edhe
“qimen më tresh” do dallojë jo vetëm zarfet, por edhe madhësinë dhe llojin e
kartmonedhave të përdorura.
Satelitët do zbulojnë
të gjithë spiunët rusë, që vizitojnë bazat ushtarake. Disa javë më parë, në
një konerencë të përbashkët shtypi, ministrat Cuçi dhe Peleshi theksuan
vështirësitë që kishin në ndjekjen e spiunëve të shumtë që duan të fotografojnë
bazat tona ushtarake. Aq të shumtë janë të interesuarit për të zbuluar sekretet
tona, sa dhe sikur i gjithë
populli-ushtar të vihet në ndjekje të tyre nuk arrin dot t’I përballojë 24 orë
në ditë. Kuptohet që pensionistët e shumtë shqiptarë nuk mund të përfshihen në
këtë veprimtari. Tani çdo gjë do zgjidhet me satelit.
Satelitët do zbulojnë
edhe korrupsionin moral të deputetëve të opozitës. Për të ruajtur të pastër
figurën e përfaqësuesve të popullit në Kuvend, do ndiqen me satelit dashnoret e
deputetëve dhe deputetet, që kanë dashnorë për
të mbajtur të pastër jo vetëm PS-në, por edhe opozitën e cila ka dhënë
shënja se e dredh bishtin. Informacioni i mbledhur do ju përcillet
ndërkombëtarëve.
Këtë janë vetëm disa nga problemet që do zgjidhen me shkopin
magjik të satelitëve. Më pas vjen hyrja në Europën e Bashkuar.
No comments:
Post a Comment