Shtatori nuk filloi me përplasjet e shumëpritura politike, as me protestat masive të popullit kundër Ramës dhe as me arrestime ministrash, por me fadromat që prishin pishinat e Irfanit. Shteti po tregon se ka muskuj të fuqishëm, opozita e quan sulm të egër ndaj medias së pavarur ndërsa Hysenbelliu deklaron se nuk do ndryshojë linjën editoriale.
Prishja e thellë e Hysenbelliut me qeverinë u ndje gjatë verës,
veçanërisht edhe në Birrafest të Korçës, ku BirraKorça, shkaku dhe pikënisja e
BirrFest nuk ishte as organizatore dhe as pjesëmarrëse. Përplasjet duket që e
kishin në një qëndrim të hapur të Irfanit në mbështettje të ish-Presidentit
Meta ose Metaj.
Lidhjet e Hysenbellinjve me Ilir Metaj janë shumë të vjetra edhe
në lidhje me Birra Korçën. Qeveria e Metaj kishte përdorur forcën e saj me
presione dhe me dërgimin e tatimorëve, për t’i detyruar pronarët e asaj kohe
(ish-të dënuar politikë) që t’ja u shisnin Hysenbellinjve. Pronarët u dorëzuan
para forcës së shtetit hakmarrës.
Me të njëjtën logjikë dhe mënyrë vepron tani shteti hakmarrës
I Ramës për të gjunjëzuar mikun e Metajt dhe përkrahjen që po i jep në mediat e
tij. Këtë përkrahje të hapur (ndoshta të detyruar) ndaj Metajt, Irfan
Hysenbelliu e quan linjë editoriale. Sigurisht që brenda kësaj linje mund të
ketë shumë të vërteta për korrupsionin e madh të qeverisë, por një media e
korruptuar si e Irfanit (dhe gjithë mediat kryesore në Shqipëri) [shtë po aq të
rrezikshme sa dhe qeveritë e korruptuara shqiptare. Janë pjes[ e një sistemi që
ju merr frymën klasës së mesme dhe të varfër shqiptare duke mos ju lënë asnjë
vend ku mund të përplasin kokën.
Prishja e pishinave edhe pse me urdhërin e një kryeministri
të korruptuar, që i kishte lënë vetë të ndërtoheshin pa leje, është një veprim
në dobi të atyre që ndëshkohen se po ndërrojnë tjegullat e shtëpisë pa leje.
Eshtë një preçedent që “tingëllon” si këmbanë morti edhe për Frangajn, edhe për
Vjollcan e Topit edhe për më të vegjëlit si Bollino e kompani, që janë shërbëtorë
të politikanëve dhe bashkëhajdutë me ta. E gjitha ngjan me një përplasje të
grupeve mafioze edhe pse për fatin tonë të keq, grupi kryesor mafioz është
qeveria shqiptare e Ramës.
Unë i përshëndes fadromat. Ato që sot prishin pishinat pa
leje të Irfanit një ditë mund të prishin edhe bunkerin e Surrelit, nëse do
provohet se është ndërtuar me para të vjedhura.
No comments:
Post a Comment