Në një letër pas largimit nga detyra, Kryepolici Gledis Nano kishte përmëndur togfjalëshin “partnerët strategjikë“, i cili ka ca kohë që qarkullon në fjalorin qeveritar dhe që unë ende nuk jam në gjendje ta kuptoj se ç’është tamam. Më duket si diçka që përfaqëson shtete, organizata apo njerëz shumë të rëndësishëm, por nuk kuptoj përse këta janë strategjikë. Ka edhe partnerë taktikë? Po teknikë?
Madje Nano kishte shkruar saktësisht “partnerët më
strategjikë“, gjë që më la të kuptoj se ka shumë kategori të tyre, që sipas
rradakes sime duhet të jenë më strategjikë, shumë strategjikë, jashtëzakonisht
strategjikë, disi strategjikë e me rradhë. Në krye me siguri duhet të jenë “partnerët
strategjikisssimo”.
Të më kuptoni, nuk dua të bëj me faj Nanon, se nuk e ka
shpikur ai këtë të partnerëve strategjikë. Si gjithmonë fjalamanët tanë
qeveritarë, marrin shprehje të huaja të cilat i përdorin si t’ju dojë qejfi për
t’ju hedhur hi syve njerëzve. Shprehja e huaj është “strategic partnership” dhe
përdoret në fushën e ekonomisë për dy kompani që kanë disa kontrata me njëra
tjetrën dhe kanë prirje të shtojnë biznesin midis tyre në të ardhmen. Tek ne,
Rama e përdor këtë “fjalë të madhe” për t’ju dhënë privilegje të caktuara miqve
të tij, qofshin këta investitorë të huaj apo vendas. Edhe pse marëveshjet në
shumicën e rasteve janë në disfavor të Shqipërisë apo të taksapaguesve.
Tek njerëzit e thjeshtë, të mësuar me himnizimet e strategëve
të revolucioneve dhe të marksisëm-leninizmit, krijohet përshtypja se “partnerët
strategjikë“ janë njësi të jashtëzakonshme, gati gjysëm-perëndi, që do na shpëtojnë
nga skamja dhe do i kemi tërë jetën pranë. Në të vërtetë “strategjikët” e Ramës
janë një tufë me kompani dhe njerëz të korruptuar, që kanë rënë në marëveshje
me kryetëkorruptuarin tonë, të rrëmbejnë jashtë rregullave që aplikohen për të
tjerët ç’të jetë e mundur nga pasuritë tona.
Një strategji hajdutësh, që deri tani ju ka rezultuar e
sukseshme.
No comments:
Post a Comment