Eshtë e njohur prej vitesh mbështetja që ju ka dhënë Rusia e Putinit Partive të Djathta Europiane, veçanërisht atyre më ekstremiste në Francë, Austri, Gjermani dhe Itali. Ka qënë pjesë e një plani të Putin për të dëmtuar sa më shumë Europën e Bashkuar dhe të gjitha demokracitë europiane. Eshtë një plan që funksionon kryesisht për publikun rus, për t’ju treguar problemet e mëdha që kanë deokracitë europiane dhe për të “shitur” teorinë se Rusia po kthehet në një “lojtar” ndërkombëtar i barabartë me Amerikën, Europën dhe Kinën.
Por edhe pse mund të duket si “donkishotesk”, plani i Rusisë
nuk është për të injoruar dhe deri diku ka qënë i suksesshëm për disa arsye:
·
Liria në Demokracitë e zhvilluara europiane
krijon mundësi për të inflirtuar dhe për të financuar grupe politike që përputhen
me interesat e një fuqie të caktuar.
·
Nën kontrollin e Putin janë burime të mëdha
financiare të shtetit rus, por edhe të miliarderëve që ka ndihur të pasurohen
të cilat mund të përdoren për financime.
·
Shërbimet sekrete ruse janë fuqizuar në dy
dhjetvjeçarët e fundit dhe nuk kufizohen nga asnjë lloj rregullli dhe ligji,
por ndjekin verbërisht ato që ju urdhëron Putin.
Nuk janë vetëm Hungaria, Sërbia dhe Bullgaria me ndikim të
madh të rusëve, por në shumë segmente të bizneseve dhe administratës austriake,
italiane, franceze madje edhe gjermane , rusët kanë shtrirë tentakulat e tyre. Një
nga rastet tipike gjatë viteve të fundit ishte ai i kompanisë gjermane
“Wirecard”, një kompani dixhitalo-financiare, e cila kishte arritur në të
njëjtin nivel potence finanaciare si Dojçebank, e cila jo vetëm drejtohej nga
një austriak i përzjerë me shërbimet e fshehta ruse, Jan Marshalek, por
ndihmonte financiarisht që partitë ekstremiste të djathta të fuqizoheshin në
Europë. Pas skandalit të madh të manipulimeve të librave të llogarisë dhe
falimentimimit të Wirecard, Marshalek u arratis në Rusi ku jeton ende sot. Disa
ish-funksionarë të shërbimeve të fshehta ruse, austriake dhe libiane ishin në
stafin e ngushtë të tij.
Financimet ruse të Salvinit në Itali, “Agimit të Artë“në
Greqi dhe shumë politikanëve të tjerë në Ballkan dhe Europë janë bërë prej
kohësh të njohura nga mediat serioze. Dhe kjo përzjerje e pazakontë e
shërbimeve të fshehta, organizatave kriminale, partive të djathta dhe kompanive
të mëdha përbën një rrezik serioz veçanërisht për vende më të vogla si
Shqipëria, ku gjithshka mund të shitet e të blihet. Nuk e kam fjalën për
broçkulla të tipit “interesa kombëtare” apo “patriotizëm i kulluar”, sepse të
tillat kanë marrë fund me kohë në Shqipëri, por për një gjendje gjithnjë e më
kaotike të të gjithë shoqërisë shqiptare dhe institucioneve të saj. Hajdutët
nuk mund të jenë patriotë dhe si rrjedhojë asnjë nga politikanët e fuqishëm
shqiptarë nuk mund të jenë të tillë.
Vendet e korruptuara dhe situatat e luftës kanë qënë gjithë
jetën situatat më të mira për të bërë para hajdutët e lidhur me njëri tjetrin.
Dhe përderisa modeli Putin të vazhdojë të sundojë në Rusi, Turqi dhe në ndonjë
vend tjetër të fuqishëm , vendet me demokraci hibride rrezikohen të jenë
gjithnjë “gurë shahu” në lojën e madhe të peshkaqenëve të fuqishëm.
Eshtë e vështirë të parashikosh se çdo ndodhë me Shqipërinë
në dhjetë vitete e ardhëshme. Zhvillimet do jenë kryesisht në varësi të
gjendjes së Europës së Bahkuar, por në rast se prirjet centrifugale të vendeve
kryesore europiane do shtohen nën ndikimin e financimeve ruse, atëhere do të
jetë shumë e vështirë që institucionet demokratike të konsolidohen në Shqipëri.
No comments:
Post a Comment