Dikush, që mund të jetë më “puritan” se unë, do hidhet të më
sulmojë e të më thotë, që vjedhja është vjedhje edhe kur ja vjedh “hajdutit”.
Do i përgjigjesha, që nuk është ekzaktësisht e njëjta gjë. Edhe ligjërisht nuk është
e njëjta gjë dhe jo më pastaj moralisht.
Sistemi financiar, që ekziston sot në Botën e Lirë(dhe ku n
jë pjesë e mirë përbëhet nga bankat) është hajduti më i madh, që ka ekzistuar
ndonjëherë nën diell. Bile duke qënë tepër global, tani i kryen veprimet njëkohësisht
edhe nën hënë. Ky sistem(duke përjashtuar këtu bankën Grameeen të Mohamed
Jusuf) i ka duart në mënyrë të “ligjshme” në xhepat e të gjithë atyre që janë të
detyruar “me hir e pahir” t’i nënshtrohen sistemit. Bile në njëfarë mënyre,
sistemi financiar është sistemi i sotëm shoqëror.
Vërtet duke goditur lart, në majën e sistemit, humbet idea e
“moralitetit” të atyre, që vjedhin bankat(pa dhunë).
Le të merremi me një “hajdut” ideal, i cili nuk i vjedh
individit, qoftë edhe pasunar, por do vetëm të vjedhë bankat. Eshtë në prag të
të tridhjetave dhe edhe pse me plot talente nuk arrin të bëjë një jetë, si
bashkëmoshatarët e tij, që i kanë baballarët drejtues bankash. Mendon edhe se
jeta është e shkrutër dhe rinia më e shkurtër dhe nuk e ndjen se duhet t’i bashkohet
Lëvizjes “Të pushtojmë Uollstritin”. Në shkollë ka mësuar se energjia nuk
humbet, por vetëm transformohet dhe duke e konsideruar edhe paranë një lloj
energjie ai vendos të vjedhë në burimi i saj, ose atje ku magazinohet. Po
sigurisht, që nuk është e lehtë të vjedhësh në Bankë e sidomos kur je jashtë
saj. Edhe për “hackerat”, rreth të cilëve mund të mendohet se e kanë të lehtë,
që nga dhoma e gjumit apo bodrumi, të hyjnë në sistemin e stërmbrojtur
informatik të bankës dhe prej llogarive të transferojnë shuma në llogaritë e
tyre, duhen vite të tëra studimi dhe këmbëngulje për të thyer “çelësat” e për të
kapërcyer “muret”.
Përpjekjet e këtij njeriu, së bashku me talentin dhe kohën,
që harxhon apo ka harxhuar për të studiuar, pa llogaritur këtu shqetësimin, që
mund të ketë po u kap, janë shumë më shumë se sa paguhet për një vit apo dy një
CEO i një Banke të madhe apo edhe anëtarët e Bordit. Përse në një botë ku vlerësohet talenti dhe puna Drejtori i Bankës
duhet të shpërblehet ndërsa “I talentuari” duhet të ndëshkohet? Sepse ajo ,
që bën “hajduti i talentuar” është e paligjshme ndërsa ajo ç’ka bëjnë grupi i “hajdutëve
të patalentuar’ është e ligjshme? Atëhere
ka diçka që nuk shkon tek ligjet. Janë
kundër Natyrës.
Mund të zgjatem edhe më me përsiatjet e mia anti-bankë dhe
anti-sistem pa i mbushur mendjen kujt. (I vetmi , që është plotësisht në një
mendje me mua, në këtë pikë, është një mik i imi me shumë talente. Dhe ështe e
vetmja pikë ku jemi në një mendje. Edhe pse nuk ma këshillon “t’i bie bankës”,
jo se është kundër parimisht, por se e di që më mungojnë aftësitë për ta bërë.)
No comments:
Post a Comment