Ajo po vazhdonte me shpejtësi. Tashmë kishte hyrë në rrugëshpejtën
476 dhe makinat ishin rralluar. Asfalti dukej më i zi se në 76-ta. Ndoshta
kishte humbur hëna. Tek 76-ta e kishte ndjekur në dritaren e djathtë. Ndërsa
tani vetëm një siluetë e pandërprerë e një pylli të zi. Dritat e makinas ndriçuan
vetëm një tabelë të madhe ku shkruhej STACION SERVISI 12 MILJE. Ndërkaq, në
korsinë e shpejtë e parakaloi një njollë e madhe e verdhë, që i tërhoqi vëmendjen.
Makina në disa çaste ishte larguar aq sa ajo nuk mund të dallonte nëse ishte e
njëjta fuoristradë me targën me flamurin gjerman të paraluftës. Ndjeu një këputje
në pulpët e këmbëve dhe padashur kishte
ulur shumë gazin. Disa makina rrjesht, mes të cilave edhe një autoçisternë
e madhe e parakaluan duke ju rënë burive dhe ajo u shty në korsinë e djathtë të
rrugëshpejtës. Ju duk se po të shtypte fort pedalin e gazit do rriste edhe
rrahjet e zemrës së saj. Ndjeu frikë. Më mirë të kthehej në servisin, që po
afrohej dhe të qetësohej atje. Të ishte sa më larg makinës së verdhë. Me dorën
e djathtë, që i dridhej lehtë shtypi tastat “Po
ndal 10’ në servis”.
Ai i hoqi sytë nga deviza e pa deshifruar, kur pa dritëzën që
pulsonte dhe u ndje i lehtësuar nga mesazhi, që lexoi. U përgjigj me “OK” dhe vazhdoi të bluante në kokë, se
në ç’gjuhë tjetër mund të ishte shkruar “sudoku”.
Gërmat m, o dhe x nuk theshin asgjë.
Fare thjesht mund të ishin zëvendësuese të të tjerave. Shenjat \ dhe / edhe pse ngjanin si kriptografi
kuantesh mund të ishin bashkëtingëllore të përmbysura b dhe d apo edhe p dhe
q. Cila gjuhë veç latinishtes mund të kishte fjalë të rëndësishme, ku përdorej
q?
Para kishin mbetur edhe dy makina për tu kontrolluar.
Brumbulli i kuq ndërkohë kishte dalë nga rrugë shpejta dhe
arriti në parkingun e madh të Stacionit Servis. Ajo ndenji disa minuta brenda
makinës për të renditur në kokë gjithë ngjarjet, që kishin rrjedhur pas atij
vendimi krejt të papritur. “Veç “tom”askush
nuk dinte për nisjen time…Për kthimin tek “Korbi” nuk dinte as ‘tom”. Askush nuk më pat ndjekur deri sa
parkova pranë Shoqatës Gjermanike…Ose nuk më ka rënë në sy. Ka disa vjet, që
nga policia gjermane nuk më dërgojnë më njoftime…Ndoshta “tom”ka zgjidhur sudokun? Nuk është e mundur, Do më kishte shkruar.”
Fërkoi me dorën e majtë ballin e qullur dhe vendosi të dalë nga makina për të
shkuar në banjë. Në fund të parkingut shqoi autoçisternën, që e kishte
parakalur. ”Nuk ka gjë ku të mos ketë naftë“ mendoi dhe hyri në ndërtesën e
madhe. Në të vetmin banak të hapur të KFC, një djalë i ri gati dremiste. Ajo
vazhdoi në të majtë drejt shenjës “njeri me fustan” e ndjekur nga trokitja e
takave të saj. “Duhet t’i kisha ndruar këto dreq këpucë“ mendoi ndërsa trokitja
duket se e zgjoi djalin, që dremiste. Në ndarjen e madhe të banjava hapat e saj
u dëgjuan edhe më fort. Vetëm njëra nga dyert e nëndarjeve ishte e mbyllur. E
fundit, ku ajo shkonte zakonisht. Hyri në një nga të hapurat dhe pasi u ul
filloi të mendonte nëse duhej të kthehej. Ndërkaq nga fundi u dëgjua shkarkimi I
ujit në wc dhe ajo u drodh. Priti të dë gjonte hapat e dikujt, që dilte, por
pas pak u dëgjua edhe një shkarkim i dytë. Më pas edhe një i tretë. Qetësi dhe kur
ajo mendoi se më në fund dikush, ndoshta një maniake pastërtie do dilte nga nëndarja
e fundit, shkarkimi u dëgjua edhe një herë. I zuri veshët, por ju duk se
dikush, një zë burri foli në gjermanisht ‘achtung”,
por nuk ishte më e sigurt për asgjë.
(vijon)
No comments:
Post a Comment