Në fillimin e viteve ’80, në Tiranë qarkullonte një histori
e shkurtër. Disa vite më parë, një punonjës Partie jo me shumë eksperiencë
jashtë shtetit ishte emëruar ambasador në Hungari. Ditëtë e para, një nga
sekretarët e kishte nxjerrë nëpër Budapest dhe ambasadorit të pamësuar, i kishte
rënë në sy që çiftet e rinj jo vetëm putheshin rrugëve por dhe e tepronin në përkëdheljet
ndaj njëri tjetrit. Kishte pyetur sekretarin dhe kishte marrë përgjigjen “Kështu
është këtu!”. Në një shëtitje në një park të Budapestit, pa edhe me të rritur,
që bënin të njëjtën gjë, bile disa nga çiftet gati kryenin aktin seksual pa ju
bërë vonë për të tjerët. I tronditur, i tha me gjysëm zëri sekretarit “E po kur
është kështu edhe ju s’kini si bëni
ndryshe.” Punonjësit e ambasadës, të inkurajuar nga qëndrimi liberal I ambasadorit,
me sa mundën u lëshuan të shijonin lirinë seksuale në shtetin komunisto-liberal
të Kadarit. Pas disa muajsh, ambasadori e thirri në zyrë sekretarin, të cilit I
kishte dhënë orientimin e gabuar dhe I tha “po unë vërtet ju thashë, që të bënit
ca qejf, po jo që ta nxirrnit atë mikun mbi trapezë!”
Në Shqipëri ka kohë , që sistemi i Ekonomisë së Tregut apo
Demokracia është kuptuar si “euro” dhe “nxjerrje mbi trapezë“. Jo vetëm maniakë
seksualë apo pedofila si ish-komandanti i brigadës, që është arrestuar dje, por
pjesa dërmuese e burrave, që punojnë në zyrat e shtetit apo edhe ata , që
drejtojnë biznese, nëse nuk vuajnë nga ndonjë formë e rëndë diabeti apo ED do
ju kërkojnë seks vartëseve apo hallexheshave në këmbim të favoreve. Le të më
thotë cilido nga sahanlepirësit e pushtetarëve, që e shoh realitetin me syze të
zeza apo me “elektrik blu”. Nga njerëz më se të besuar, nga te njohura të
mijat, edhe nga gojët e vetë atyre që i bëjnë, kam mesuar se historitë e “
hajde në zyrë pasdite”, apo “po të tregohesh edhe ti e mirë“, apo “kur do pijmë
ndonjë kafe jashtë qytetit” e dhjetra më të hapura e më të fëlliqura se këto
janë refreni i zyrave në Mëmëdhe. Lapangjozë, që në rininë e tyre nuk ju
afrohej asnjë vajzë, se ishin të pështirë, tani mund të të mburren se kanë
shkuar nëpër duar edhe miss-e.
Kur fenomeni është kaq në masë, shoqëria vuan shumëfish,
sepse fillon e quhet si “e po normal do shkosh me shefin se ke fëmijë për të
studiuar”.
Nuk është “normal”!
Eshtë “i papam”, “i fëlliqur”, “i rrezikshëm”. Eshtë më keq
se tek Sodoma e Gomorra. Atje të paktën perversiteti ishte përqafuar nga të
gjithë dhe jo për të siguruar vendin e punës.
No comments:
Post a Comment