Morali i Muhametit dhe ndikimi në Shqipëri.
Ballkani jetoi 5 shekuj nën qeverisjen e Turqisë, si dhe
pati edhe disa dhjetra vjet më parë, kontaktet me fenë islame dhe me moralin, që
rridhte prej saj. Nuk jam njohës i mirë i Kuranit, por me sa di nga librat e studiuesve
të paanshëm, me përjshtime të vogla përmban të njëjtat parime morale me
judaizmin dhe deri diku edhe me fenë e krishterë.
Eshtë interesante ngjashmëria që ka Muhameti me Budën, Shën
Agustinin dhe Shën Franceskun përsa i përket kthimit në një jetë shpirtërore dhe
shumë të moralshme duke u larguar nga jeta “e suksesshme”.
Të gjithë patën “iluminime” të çastit, që sollën ndryshime
diametrale në jetën e tyre. Vërtet, që përhapja e fesë islame në Gadishullin
Arabik nuk u arrit vetëm nëpërmjet predikimit, por pati edhe konfrontime të
armatosura me kundërshtarët paganë, por kjo më tepër në sajë të përndjekjes së
dhunshme, që i bënë kundërshtarët Muhametit dhe pasuesve të tij.
Ka shumë debate sot në Botën e përparuar si dhe në Shqipëri,
që duan të paraqisin fenë islame s një besim fetar të prapambetur, apo edhe
agresiv e të pamoralshëm, por e vërteta nuk është ashtu. Ndryshimet në moralin
e të krishterëve dhe myslymanëve në Shqipëri nuk kishin thuajse asnjë ndryshim.
Edhe rastet e poligamisë(të lejuar në fenë islame, për kushtet e Arabisë të
Mesjetës)në Shqipëri ishin shumë të rralla. Ka qënë ky moral i njëjtë, që ka
sjellë atë që quajmë tolerancë fetare, se sa për tolerancë ne Ballkanasit apo
edhe Mesdhetarët nuk shquhemi.
Spekullohet edhe me të metat e popullit tonë apo edhe të
Ballkanasve të tjerë, se ato janë si rezultat i prapambetjes, që la tek ne Turqia
apo feja islame. Ne ndryshojmë shumë pak nga Kalabria dhe kalabrezët apo edhe
zona të tjera të Mesdheut ku nuk ka shkelur këmbë turku. Edukata e punës,
solidariteti mes njerëzve, raporti me institucionet gjyqësore e të tjera gjëra
të ndryshme me Europën Veriore nuk i kanë rrënjët thjesht në islamizmi, por më
shumë në kushtet klimaterike dhe në morali i katolikëve dhe ortodoksëve, që ka
ndryshim me atë të protestanëve.
No comments:
Post a Comment