Po përpiqem të hedh disa faqe me një gjuhë të thjeshtë, se
si e kuptoj unë raportin mes Fesë dhe Moralit, që na kanë mësuar qysh në fëmijëri
dhe, që e kemi plotësuar nën ndikimin e mësimeve, të cilat i jep në mënyra të
ndryshme shoqëria njerëzore. Më shtyn ta bëj jo vetëm rasti i Abuzuesit të Sarandës,
por të gjithë rastet , që tregojnë për bjerrje të moralit në Shoqërinë
Shqiptare. Eshtë Bashkësia Njerëzore, të cilën e njoh më mirë.
Moisiu dhe Gonet
Edhe pse në familjet ku u rritëm unë dhe shokët e shoqet
moshatarë me mua, nuk flitej për Perëndinë apo nuk na mësuan të luteshim, mësimet
për Moralin vinin nga Dekalogu i Moisiut. Askënd mos e gënjejë mendja, se nëse
prindrit i kishte ateistë, apo edhe shumë të kënduar, morali i tyre apo ato ç’ka
i përcillnin, vinin nga Rusoj, Marksi, Darvini apo nga Makarenkoja. Për rreth 3500
vjetët e fundit të Shoqërisë njerëzore, jo vetëm vendet përreth Mesdheut dhe
popujt, që jetonin në to, por gati i gjithë Globi ndjek parimet bazë të Morali,
të sjella të gdhendura në pllaka guri nga mali Sinai.
Mbase Moisiu, i lodhur nga “Gonet”, që vidhnin, vrisnin,
flinin me gratë e të tjerëve, gënjenin në gjyqet e tribusë, ndenji 40 ditë majë
malit për t’i gdhendur pllakat me 10 parimet pazë të Ligjit të Cifutëve duke
menduar se kjo ishte mënyra më e mirë, që turmat të ndërtonin një shoqëri të shëndetshme.
T’i paraqiste si ligje të shkruara nga gishti i vetë Zotit. Dhe kishte shumë të
drejtë, se në 40 ditët që ai nuk ishte mes”grigjës” së tij, turma, përfshi këtu
edhe të vëllanë Aron, ksihte filluar të derdhte një statujë të Viçit të Artë, që
do ishte Perëndia e re.
Sigurisht, që morali ynë i sotëm përmban shumë më shumë parime
se ato dhjetë bazë të Moisiut. Ka edhe një parim shumë të rëndësishëm, atë të
Lirisë së Mendimit dhe të Respektimit të Ideve, Besimit të tjetrit, ku hyn edhe
e drejta për të mosbesuar as tek Zoti, as tek Bibla dhe as tek Moisiu. Por , që
Morali ynë i sotëm i ka rrënjët në Besimin Monoteist Cifut kjo është një e vërtetë
e padiskutueshme. Pa të do kishte edhe më tepër barbari, edhe më tepër luftra
edhe më tepër perversitete. Jo se historia e Njerëzimit në këto 3500 vjet nuk
ka të tilla, por do ishte shumë më e ndryshme nëse nuk do kishte formuluar
Moisiu ato dhjetë Porosi. Ende në pjesën më të madhe të Globit do kishte tribu
kanibalësh, që vrisnin, hanin njeri tjetrin dhe e skllavëronin. Me një fjalë
Globi do ishte dingë me Gone.
No comments:
Post a Comment