Kishte humbur më shumë se 20
minuta dhe shpejtoi në spërdredhjet e rrugëshpejtës për të fituar disa minuta.
E dinte, që do i duheshin disa orë për të zëvendësuar kohën e humbur dhe nuk
dinte se ç’pjesë të rrugëve në veri të Pensillvenias ishin duke u riparuar. “Tom” nuk kishte shkruar ndaj mendoi se
ishte rradha e saj të dërgonte diçka. “Jashtë
Filadelfias në 76”.
Ai
u përgjigj menjëherë. “Duke ju afruar
doganës. 6 sportele” Ndaloi në vargun e gjatë me makina dhe u hamendësoi sa
kohë mund të duhej për të kontrolluar 8 makina, që ishin para tij në rradhë.
Ishte vapë dhe nga dritaret e hapura të dëgjoheshin radiot. Mbylli dritaren e
tij dhe hapi ajrin e kondicionuar dhe mendoi, që ishin metrat e fundit në
vendin e tij. Edhe pse shkonte shpesh në Shtetet Poshtë ai e ndjente gjithnjë e
më tepër veten të huaj. Tani duhet të takohej me një amerikane, që e shihte botën
në mënyrë të ngjashme me të, por rreth të cilës nuk dinte më shumë se kishte udhëtuar në shumë
vende dhe i interesonin legjendat dhe shkrimet e fshehta. Nuk kishte mundur të zgjidhte ende “sudokun” me gërma, që ajo i kishte dërguar tre ditë më parë . “Këtu
fshihet deviza ime në jetë “ i kishte
shkruar. Në fillim i ishte dukur një kriptogram i thjeshtë , të cilin mund ta deshifronte edhe një fillestar, por pas dy orësh kishte menduar të përdorte një nga programet e instaluara në kompjuter. Kishte hezituar për një çast,
pastaj i ishte dukur se po fillonte duke mashtruar në një marëdhënie, e cila po
e tërhiqte fort. E kishte në çantën e
dorës, një nga kopjet e shumta, mbi të cilat kishte shkarravitur mundësitë e zgjidhjeve dhe u zgjat dhe e mori.
|
m
|
|
|
|
|
6
|
|
|
|
2
|
|
|
|
|
|
|
3
|
1
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
x
|
|
|
\
|
|
|
|
|
|
|
|
o
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
2
|
|
|
|
|
|
6
|
m
|
|
|
|
|
|
|
|
/
|
|
|
|
|
|
o
|
x
|
|
|
|
|
|
|
/
|
|
I rihodhi një sy të shpejtë dhe ju duk se gjithshka kishte
mbetur në vend, ashtu si në orët e par pasi ‘eliksir”
e kishte dërguar. Ishte i sigurt vetëm se në atë , që ishte shkruar kishte vetëm
9 gërma të kombinuara midis tyre. Po në ç’gjuhë vallë? Kishte provuar në latinisht, si gjuhë devizash, por e vetmja,
që i afrohej disi zgjidhjes ishte “abusus
non tollit usum”1. Ishte menduar disa orë rrjesht, se pse duhet
të ishte deviza e saj në jetë. C’ka ishte përdorur keq, që në fillim nga “eliksir” apo të tjerët, që lidhej me të
dhe ishte e vërtetë, e qashtër, si drita?
(vijon)
No comments:
Post a Comment