Sot në Tiranë po shënjtërohet Katedralja e madhe e Tiranës,
ose si disa të tjerë e quajnë Kompleksi Ortodoks. Një ditë e bukur për të gjithë
besimtarët e sidomos për klerikët, që e kanë vendin e tyre të punës dhe të
lutjeve.
Ceremonitë dhe festat janë pjesë e pandarë dhe e domosdoshme
e një shoqërie. Edhe në përurimin e një shtese në shtëpi, shqiptarët duan ta
festojnë me miqtë e të afërmit duke shtruar dreka e darka. Ndaj festa për
shenjtërimin e një tempulli fetar, patjetër që do jetë më e madhe më e bukur
dhe më “gjithpërfshirëse”.
Nuk më ka qëlluar të marr pjesë në një ceremoni të tillë. Të
vetmen herë, që kam qënë në një ceremoni “bekimi”, ka qënë rreth vitit 1995, me
rastin e hapjes së një salle Bilardosh, ku njëri nga prftërinjtë e dashur të
qytetit tim(PapaJani, PapaIloja apo PapaSpiroja) spërkati muret dhe neve bashkë
me ‘ujë të bekuar”, i cili shpërndahej me anë të një tufe dafinash, ose të një
bime tjetër erëmirë. Nuk di se sa i shërbente “bekimi” funksionit të ndërtesës,
se dihej që atje gjysmën e kohës do luhej kumar.
Po le të hidhemi në Festa e sotme e shënjtërimit dhe raporti
i saj me shoqërinë shqiptare dhe politikën. Në ceremoninë e shenjtërimit(Nuk di,
se si mund të shenjtërohet një vend dhe një bina. Katedralja ze më duket një
pjesë lulishteje dhe një pjesë të një oborri të madh të pasëm të Ministrisë së
Mbrojtjes, që kushedi sa gjynahe mban nga kohët e Diktaturës.)
Sot, në vend që në rradhët e para të Katedrales të ishin fëmijët,
handikapatët dhe ata të cilët Jezui i priste krahëhapur muajve të famshëm të
Galilesë dhe Jeruzalemit, ishin “djajtë“. Rama, Nishani, Meta, Basha dhe
kompania bella. Nuk arrij të kuptoj, se përse në një ceremoni thellësisht
fetare edhe pse festive duhen ftuar “supergjynahqarët”. Për të na kujtuar edhe
sot që këta kemi në krye?
Asnjë nuk e di se kur do kthehet Krishti në tokë. Ndoshta
dhe s’ka për tu kthyer kurrë. Po nëse do ishte kthyer sot në Tiranë, me siguri
do ju futej me kamzhik politikanëve tanë me mustaqe e pa mustaqe dhe t’i nxirrte
jashtë Tempullit të Zotit.
Atëhere të gjithë do përuleshim e do thërrisnim “Hosana!”
No comments:
Post a Comment