Ndoshta titulli është i gabuar dhe duhet të jetë “një Kre
shteti”, por me që unë jo vetëm që ja republikan i thekur, por edhe kundër republikës
presidenciale, po e le titullin, pa menduar se mund të ketë keqinterpretime nga
këshilltari juridik i avokatit tim. (Le që ai do gjejë një kleçkë se prandaj
dhe është këshilltar juridik i një avokati me emër.)
Po të gërmosh në jetëshkrimet e kryeministrave të shekullit
të kaluar dhe të këtyre 14 viteve të këtij qindvjeçari, gjen qindra e ndoshta
mijra anekdota apo episode eksentrike të kryeministrave dhe kryeministreshave.
Cërçilli, Berluskoni, Hrushovi, Mekenzi-King, e shumë të tjerë, (pa përmendur këtu
kancelarin Adolf Hitler) kanë një numur të pafund shpërthimesh anormale të dëshmuara
nga rrethet e tyre të afërta. Po qe se dikush do ketë kohë të kërkojë më thellë,
në dhjetra shtetet dhe mikroshtetet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine do
gjejë xhevaire për të na gajasur deri në ditët e fundit të “ymërit” tonë.
Le të mos shkojmë deri në Tokën e zjarrtë apo në Polinezinë
franceze, ku klima dhe izolimi nga bota mund të shtojë “çmendurinë‘ e të parëve
të vendit, po të rrimë në 28 mijë kilometrat katrore të vendit tonë të lashtë
Mesdhetar. Eshtë më e lehtë, sepse Republika jonë ka pasur 3 kryeministra të vënë
me dhunë(Hoxha, Shehu, Carçani) dhe nja pesëmbëdhjetë copë të zgjedhur me vota
të lira apo të vjedhura, mes të cilëve spikasin Berisha, Nano, Meta dhe Rama.
Më shumë se shpërthimet apo idiotësitë e Kryeminstrave tanë,
mua më bën kureshtar reagimi i të pranishmëve. Nuk e kam idenë se cili është
kodi etik I sjelljes të njerëzve, që janë nën kryeministrin dhe e rrethojnë atë.
Kjo sepse bota e qeveritarëve është shumë shumë e largët për mua. Kur i kthehem
30 vjetëve të fundit, më kujtohet që kam pirë kafe me dy ministra dhe një
kryeminstër, por të gjitha këto kanë ndodhur vite përpara se ata të ishin bërë
VIP-a. Më pas gjithshka ka mbetur e panjohur.
Kujtoj një tregim rreth vizitës së Hrushovit në fund të
viteve ’50, kur kryeministri sovjetik me pushime në Durrës, kishte dalë
papritur nudo nga vila e tij të hynte në det dhe Mehmet Shehu ju kishte thirrur
i tërbuar Nexhmijes dhe Fiqretit të largoheshin për mos I parë plotësisht “herdhet”
e “kukuruzit”, por nëse tregimi është i vërtetë, tregon për një reagim normal të
udhëheqjes tonë. Shoku Enver ka reaguar me qetësi, për të bërë më vonë një ‘tabllo
sinoptike” ndërsa impulsivi Mehmet ju ka thirrur ‘të qërohen” damat shqiptare.
Në Shqipërinë e sotme, ku jeta dhe begatia varet shumë nga përkatësia
partiake dhe lidhjet me “të plotfuqishmit”, qëndrimi dashamirës, i vetpërmbajtur,
gazndjellës, qetësues i njerëzve përreth kryeministrit duhet të jetë një lloj
arti. Psh di që bashkëpuntorët e Nanos ishin në garë të gjenin barcoleta sa më
pikante dhe të panjohura për kryeministrin, për të mos patur problem me
ndryshimet e humorit të tij. Dhe Nano besoj se ka qënë më i thjeshti mes “të
marrëve”, që kanë okupuar zyrën më të lartë të shtetit tonë.
Si mund dhe duhet të përballosh një situateë të jashtë
zakonshme me një kryeministër, që në SMS të drejtohet me “zemër”, “shpirt”, “i dashur”,
‘i papam”, apo dhe me antonimet e tyre?
Para një viti, në një mjedis gjysëm privat pranë një
pishine, Ed Rama, që po bënte banja dielli me sy gjysëmbyllur, I rrethuar nga
një shpurë bashkëpuntorësh dhe simpatizantësh që admironin udhëheqësin e tyre
teksa thekej, lëshoi pa teklif një porrdhë, e cila mund të ishte e qëllimtë,
por edhe krejt e pafajshme. Nuk ishte zgjedhur ende Kryeminstër, por dukej, që
ishte e sigurt. Të pranishmit u panë në sy dhe nuk lëvizën për të mos shqetësuar
gjendjen shpirtërore post-gaznxjerrëse të kandidatit në fushatë. E megjithatë e
rrëfyen atje ku mundën ndoshta edhe për të qënë transparentë.
Ngjarja e fundit, që më shtyhu të hedh këtë rrjeshta është
një zënkë e Ramës me një gazetar, e cila po trumbetohet si rasti i nevojshëm për
të dhënë dorheqjen, nga një tjetër kryeministër
“i marrë“, që i dehur vite më parë thërriste në Parlment “Po jot ëmë dhe jot
motër moteleve shkërdhehen?!!”
Që Kryeministri të tërbohet nga prania e një gazetari të padëshëruar
nuk është e pazakonshme. Vetëm dua të di se si mundoheshin ta qetësonin
ministrja Kumbaro dhe e fejuara e Veliajt.
“Edi të lutem mos e prish gjakun!”; “Shpirt mos bëj kështu për
një plehrë!“;”Ti e di që të gjithë të duam”; “Do ta kapim për zhelesh fundërrinën!”;
“Xhan mos se do të ngrihet tensioni!”; “Zemër mos harro statusin!”.
Sa variante të tjera formulash qetësimi mund të përdorin ata
që rrinë pranë një njeriu “të madh”?
Unë do i thoja thjesht një shprehje të stërpërdorur në vitet
’80 në Tiranë:
“Edi, Edi, ti je bota!”
Le të binte mbi mua tërbimi i tij!
No comments:
Post a Comment