- Po qe se do kishte në
Mars qënie që na vëzhgonin, do ishin çuditur se si kemi mbijetuar kaq gjatë.
- Nëse do aplikoheshin
ligjet e Nurenbergut, të gjithë presidentët amerikanë të pasluftës duhet të
kishin përfunduar në litar.
- Ka rëndësi se kush
qeveris, por më e rëndësishme është se sa e madhe është trysnia që ushtron
publiku mbi të.
- Bëhet një propagandë e
jashtëzakonshme për të konsumuar. Konsumi bën mirë për fitimet, por bën
akoma më mirë për këtë sistem politik.
- Shpesh kam menduar se nëse
do kishte ekzistuar një diktator i arsyeshëm Fashist, do kishte zgjedhur
(për qeverisje-nm) sistemin amerikan.
- Nëse dikush punon 50 orë
në javë në fabrikë, nuk ka kohë të lexojë 10 gazeta në ditë e më pas të
shkojë e të lexojë në arkiva, dokumentat jo më sekrete të qeverive. Ata që mund ta bënin do kishin kuptuar
thellë se si funksionon bota sot.
- Tradita intelektuale është
ajo e servilizmit ndaj pushtetit e nëse nuk do e kisha tradhëtuar do më
vinte turp nga vetja.
Sunday, 25 August 2013
Thenie te tjera te Comskit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment