Noam
Comski është ndoshta intelektuali më i madh që jeton (Nëse ka mundësi që të
matet shkalla e prodhimtarisë intelektuale në gjërësi e thellësi.)
I
njohur dhe vlerësuar në gjithë botën, ai përmëndet fare pak në median e
Amerikës së Veriut, duke qënë se është një kritik i ashpër i saj, ashtu si
është kritik ndaj shtetit kapitalist dhe sidomos luftrave dhe politikës së
jashtme amerikane.Më poshtë janë disa thënie të tij.
- Nëse nuk besojmë në
lirinë e shprehjes të atyre që urrejmë nuk besojmë në lirinë e shprehjes.
- Sa më shumë të shtosh
frikën nga droga e krimet, nënat në wellfer, emigrantët e alienët, aq më
të lehtë e ke të kontrollosh njerëzit.
- Të gjithë shqetësohen
se si të ndalin terrorizmin. Ka një mënyrë të thjeshtë; mos marrësh pjesë
në terrorizëm.
- Kudo, duke nisur nga
kultura e përditshme e deri tek sistemet e propagandës, ndjehet një trysni
e përhershme për të bërë që njerëzit të ndjehen të pashpresë, ndaj e
vetmja gjë që mund të bëjnë është të konsumojnë dhe miratojnë vendimet që
marrin të tjerët.
- Ose përsërit doktrinat
e njohura që i thonë të gjithë, ose thuaj të vërtetën e do dukesh sikur ke
zbritur nga Neptuni.
- Cdo diktator do
admironte uniformitetin dhe bindjen e Medias amerikane.
No comments:
Post a Comment