Wednesday, 28 August 2013

Gega i Matit (vazhdon Pjesa I)


 

Eneu- Sot na duhet të zbulojmë domethëniet e të vërtetave që fshihen brenda tij.

Buthroti - Ti mendon që do flasë?

Eneu- Eshtë shpresa jonë e fundit.

Buthroti - Po sikur të gjejmë Noran?

Eneu- Janë munduar të tjerë më parë. Nuk kanë arritur.

Buthroti - Eshtë zhdukur pa lënë gjurmë?

Eneu - Askush nuk e di. (Me zë të ulët) Flitet se e kanë rrëmbyer dhe e kanë flijuar në një llozhë masonësh.

Buthroti - Edhe këtu masonët?

Eneu- Ata janë kudo.

Buthroti - Po pse të rrëmbenin Noran? Mund të kishin ekzekutuar filozofin vetë.

Eneu - Donin heshtjen e tij. Vrasja do zgjonte revoltën popullore.

Buthroti - Idetë e këtij bien ndesh me sistemin e ndërtuar prej tyre?

Eneu- Më tepër se ideve ju tremben profecive.

Buthroti- Të gjitha i kanë dalë?

Eneu- Të gjitha që njerëzit i kanë dëgjuar. Ka që kanë humbur në kohë ose i ka dëgjuar vetëm Nora...(i vendosur). Nuk mund të lemë më të shkojnë të tjerat që kanë të bëjnë me fatin e milionave.

Buthroti- Do e zgjojmë?

Eneu- Të thashë është zgjuar... duhet të bëjmë diçka që të fillojë të flasë.

Buthroti- Të klith për ndihmë?
 
(vijon)

 

 

 

 

 

No comments:

Post a Comment