.....
- C'gjynahe
do ketë bërë që mbaroi kështu?- tha oficeri i Degës ushtarake që kishte malarie
dhe një të pickuar mushkonje në bythë, pasi infermierja Daket pa termometrin
dhe zbuloi që ushtari në allçi kishte vdekur.
- U nis për
në luftë
- Të gjithë
u nisëm për luftë - përmëndi Danbari.
- Këtu dua
të dal- vazhdoi oficeri malarik- Përse të vdesë pikërisht ky? Nuk ka asnjë
logjikë në këtë sistemin e shpërblim-ndëshkimit. Shiko ç'më gjeti mua. Do ishte
e drejtë që në vend të këtij pickimit të mushkojnës të kisha marë sifilis ose
skollo për ato pesë minuta pasioni në plazh. Po malarie? malarie? Shpjegomë pak
ti ç'lidhje ka malaria me zuzarllëkun?- Vazhdonte të tundte kokën i çuditur
oficeri i Degës ushtarake.
- Po unë?-
u hodh Josariani- Po unë që dola një natë të blija një çokollatë në Marakesh
dhe përfundova pas ferrave me një oficerkë, që as e njihja dhe mora racionin
tënd të skollos. Unë s'kisha dalë për seks po për një çokollatë, po si t'ja
prishja?
- Ke të
drejtë që ishte hisja ime e skollos që ke marë, po unë ama kam marë malarien që
i takon një tjetri- pohoi tjetri- Si nuk ndodh njëherë që kushdo të marë atë që
i takon. Atëhere po që do kisha një farë besimi tek ky univers.
- Mua më
ranë në hise treqindmijë dollarë të një tjetri- tha me sinqeritet kapiteni i ri
me mustaqe të verdha.- Që kur jam lindur jam halladitur. Klasat i merja duke
kopjuar dhe s'bëja gjë tjetër veç se shkoja kohën me bukuroshe që mendonin se
unë mund të bëhesha një bashkëshort ideal. Unë s'kisha asnjë lloj synimi. Si të
mbaronte lufta do doja të martohesha me një që të kishte para shumë dhe të
shkoja lart e poshtë me bukuroshe të tjera. Treqindmijë dollarët m'i kishte
lënë para se të lindja gjyshi, që kishte bërë goxha pasuri nga shitja me
shumicë e broçkullave. E di që s'i meritoj po edhe t'i kthej sikur s'vete.
Kushedi se hisja e kujt kanë qënë.
- Mbase
kanë qënë të tim eti. - u hodh Danbari- Ai punoi si kalë një jetë të tërë dhe
nuk fitonte dot aq sa të na dërgonte në universitet mua dhe motrën. Po ai ka
vdekur tani kështu që ti mund t'i mbash paratë.
- Po gjetëm
edhe se kujt i përket malaria që mora unë jemi të tërë në rregull. Jo se kam
ndonjë gjë kundër mlaries po vetëm e ndjej që është padrejtësi. Pse të mar unë
malarien që i takon një tjetri dhe ti të marësh hisen e skollos që më takon
mua?
- Po le
hisen tënde të skollos që mora- tha Josariani- po nga ajo më duhet të vazhdoj
të bëj fluturime luftarake deri sa të më vrasin.
- Aq
më keq akoma. C'djall drejtësie është kjo?....
No comments:
Post a Comment