KHAJAM
Unë nuk e dija që kishte qënë poet
Dhe kur m'tregove, të pyeta: “Vërtet?”
Sa shumë të desha, ndaj të putha vet’
S’më duhej ç’do thonin të tjerët.
Me verë në festa gjithnjë kam dëfryer
Ju dhashë djemve ç’ka kisha më të vyer
Vëngër më shohin, "se jam unë e
përlyer"
Po ti e di, të kam dashur herët.
Jam rrudhur, prishur, ndjehem e braktisur
E shturrur’ jetë më bëri të lektisur
Veç për tek ti në çast do isha nisur
Le të
më hidhje shikim të errët.
Tani që më nuk dal dot nga humnera
Kur dimër bën, e di që s’vjen më vera
Kujtoje ti ndërsa dëfren me të tjera
Vajzën çapkëne me sy të blerët.
No comments:
Post a Comment