Sunday, 4 August 2013

Gega i Matit


                                    PJESA E PARE


 

(Hapet perdja. Në qendër, disi e spostuar në të djathtë, një stol parku, nën një pemë mbi të cilin është shtrirë Gega i Matit, i mbuluar me gazeta,  me mjekër të  papastër,dhe me çizma llastiku në këmbë. Pranë tij një karrocë supermarketi, me një kove, një qyngj sobe, një thes i mbushur me kanaçe dhe një fshesë. Në plan të dytë duket një lumë dhe në sfond, silueta me një vijë të trashë e qytetit)

           
(Hyn Eneu i veshur me një kostum të viteve ’60)

 

 
Eneu(Duke parë nga stoli)- E dija që këtu do e gjeja. Gjithnjë këtu ka qënë. Njeri i vendosur.

 
(Arrin duke nxituar Buthroti i veshur si një i ri i viteve ’90,me xhinse, t-shirt dhe një xhaketë lëkure.)

Buthroti(Duke treguar me kokë nga stoli)- Ky është filozofi yt?

Eneu(Reagon)- Eshtë filozofi im, i joti dhe i tyre.

Buthroti- I atyre, cilëve?

Eneu(Me patos)- I atyre që presin. Prej kohësh presin.

Buthroti- Ndoshta duhet pritur edhe një farë kohe.

Eneu- Nuk mundet më. Mendo ç’janë humbur nga pritja dhe ç’ka sjellë veprimi. Po të kishte pritur Prometeu, ende nuk do e kishim zbritur zjarrin prej qiejve.

Buthroti- Nuk mund të qeveriset me mite.

Eneu- Kush foli për qeverisje?

Buthroti- Përse jemi këtu atëhere?


Eneu- Për ta pyetur.


Buthroti- E do e zgjojmë tani?

Eneu- Nuk është e nevojshme. Ai dëgjon edhe symbyllazi.


Buthroti- Që domethënë?

Eneu- Shqisat e tij punojnë në mënyrë të përkryer edhe kur duket që fle.

Buthroti- Fle apo mediton?

Eneu- Këtë askush nuk e di. Që kur është larguar Nora, thuajse gjithë kohën rri i përgjumur.

Buthroti- Nora? Cila është Nora?

Eneu- Dhia që mbante pas.

Buthroti (I habitur)- Mbante dhi pas?!!!

Eneu- Nje dhi e vogël. Me të fliste shpesh.
(vijon)

No comments:

Post a Comment