Buthroti (I habitur)- Mbante dhi pas?!!!
Eneu- Nje dhi të vogël. Me të fliste shpesh.
Buthroti- Fliste me dhinë?
Eneu- Ishte më tepër një dialog, ku ai pyeste Noran dhe më
pas përgjigjej vetë.
Buthroti- Normal... C'tha kur i iku dhia?
Eneu- " Kur Nora mund të bëjë pa mua edhe unë duhet
të bëj pa të."
Buthroti- Si e interpreton ti?
Eneu- Interpretimet janë disa. Nëse Nora përfaqëson për të
popullin dhe ai vetë ndjehet udhëheqës, kuptimi është- Mjerë për popullin që
largohet nga udhëheqësi. Nëse tek ajo ai shihte të vetmen gjë të afërt që i
kishte mbetur atëhere interpretimi më i saktë është - Njeriu duhet t'i
nënshtrohet fatit në jetë. Dhe i treti është - Nëse një qenie më e ulët mund të
mbijetojë pa ndihmën e një qënie më të lartë, e anasjellta pranohet pa
vërtetim.
Buthroti- (i menduar)- Po nuk është e treta
domethënie e përafërt e të parës?
Eneu- Aspak. E para është një kontribut filozofik i
evoluar i shprehjes së popullit "Dhinë që ndahet nga tufa e ha ujku".
Buthroti-( e ndërpret)- Delen.
Eneu-(tund kokën në mënyrë nënvleftësuese)- Pak rëndësi ka.
Po flisnim për Noran. Dhe nëse ajo simbolizon tufën, pra edhe turmën, largimi
nga udhërrëfyesi ose nga ideologjia është vetvrasje kolektive. Ndërsa
domethënia e tretë është krejt darviniane. Mbijetesa e më të ultit është në
varësi të drejtpërdejtë nga mbijetesa e më të ultit.
No comments:
Post a Comment